Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 138
(1-182)

Kjo vepër mund të jetë vetëm një përmbajtje nga biografia e mendimeve, përpjekjeve dhe heroizmave të autorit të famshëm, i cili për posaçërinë e tij, jo vetëm nëpër Turqi, ndoshta nëpër të gjithë botën me një habi të madhe, pyesin se: “Kush është ky person? Cila është rruga e tij? Cili është profesioni i tij? Cili magnetizëm i tërheq gjithë këto njerëz pas vetes, a janë ndonjë tarikat, shoqatë, apo ndonjë fraksion politik?”

Në këtë mënyrë forcat qeveritare duke e ndjekur atë, mundoheshin për të gjetur ndonjë krim për akuzë. Një mijë herë e arrestuan, por përsëri s’mundën të gjejnë asnjë argument. Dhe më në fund e kuptuan se nuk kanë lidhje as me ndonjë tarikat as me ndonjë shoqatë, as me ndonjë fraksion politik. Sepse në të vërtetë, rruga e Risale-i Nurit e tillë është. Në vitin 1948, një prokuror thotë:

“Si është e mundur që pas këtij personi shkojnë së paku 500.000 ndjekës së rrugës së Risale-i Nurit? Dhe ditë për ditë numri i këtëj grupi akoma shtohet.”

Ky grup nuk është formuar si një shoqatë, sepse nuk ka as program as organizatë, apo anëtarë, apo si një parti politike që kanë programe të organizatave të partisë. Ky grup u forcua me vendimet e gjyqit, i cili nuk do të mundë të marrin kurrfarë rezultati. Sepse kjo është një ide shpirtërore e cila jeton në zemrat dhe në ndërgjegjet e njerëzve. Në ata njerëz të cilët besojnë se jeta nuk është vetëm kjo.

Populli ka nevojë për këto vepra, si për bukë e për ujë. Për t’ia arritur qëllimit të tyre provuan shumë rrugë të ndëshkimit. Por ajo nuk dha kurrfarë përfundimi. Përkundrazi e rritën namin e tyre. Librat e Risale-i Nurit vetëm e vetëm plotësojnë nevojën shpirtërore të njerëzimit, sepse secili njeri duke patur vdekjen para vetes, materia nuk mund ta ngopë atë. Njerëzit duke i vlerësuar shumë këto libra, i shumuan me laps. Për kundra vlerësimit të popullit, shteti i arrestoi dhe i burgosi ata. Pas ekspertizave të librave, detyroheshin t`i lironin, duke i quajtur vepra të padëmshme me vendime gjyqi.

Risale-i Nur mbërriti deri në 130 pjesë, që përbëjnë mbi gjashtëmijë faqe. Pra këto nuk janë as ndonjë tarikat, shoqatë apo fraksion politik. Ky shërbim sillet mes këtyre fjalëve: Mësuesi, nxënësit dhe Risale-i Nur. Bediuzzaman Said Nursiu është “Ystad” (mësues), kush i lexon këto libra atyreve u thuhet “nxënës (talebe ose shakirdë) të Risale-i Nurit”. Parimi më i madh i këtyre, ështe të mos përzihen në politikë, sepse këshilla e parë e mësuesit të tyre është të mos përzihen në të.

Në fushën shpirtërore Said Nursiu është Gandi* i Turqisë, ditë-natë bënte adhurim dhe përveç Kur’anit famëlartë, asnjë libër nuk mbante me vete. Shpesh bukën e hante vetëm të njomur në ujë.

Ai të gjithë frymëzimin e ka marrë nga Kur’ani. Librat nuk i ka shkruar vetë, por ia ka diktuar ato nxënësve të vet. Ai vazhdimisht i thoshte nxënësve: “Ne nuk jemi ndonjë tarikat. Prijësi ynë është Kur’ani famëlartë. Parimi ynë parësor është që me argumente të forcojmë besimin tonë dhe të armatosemi me shkencat e ndryshme.”

Është për tu habitur se në çfarë shkalle është besimi i një nxënësi të Nurit. Besimi i tij i fortë arrin deri sa të çvlerësojë edhe jetën e vet. Pra qëllimi kryesor i tyre është të forcojnë besimin dhe të mësojnë dituritë e duhura. Ata janë punëtorë që jetën e tyre e sigurojnë vetë, nuk janë ambiciozë, por sakrifikues të mëdhenj. Ata jetojnë me një nder të lartë e shembullor. Ata janë të kujdesshëm shumë në kryerjen e urdhërave të All-llahut (xh.sh.). Nga ndalesat (haramet), largohen si prej zjarrit. Në shërbimin e besimit përpiqen me sinqeritet dhe sakrificë. Ateizmin e konsiderojnë si armikun më të madh. Kështu lexuesit e Nurit, nga ata që janë studente të universiteteve e deri në shtresën e thjeshtë të popullit, përpiqen që të zvogëlojnë rrethin e komunizmit dhe të masonizmit, detyrë kjo e të gjithë besimtarëve, sepse këto dy fraksione të egra, janë që e zhdukin besimin ndaj Krijuesit.

Nuk ka ze