Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 141
(1-182)

Karakteri im nuk lejon t’i nënshtrohem askujt. Nderi dhe lartësia e fesë islame nuk më lejon t’i përulem askujt përveç All-llahut. Po qe se përballem me ndonjë fyerje kush do që të jetë, ia përplasi në fytyrë atë. Edhe në qoftë se është ndonjë komandant apo mizor i ashpër nuk ndryshon, ai mund të më burgosë apo të më dënojë me vdekje, por ajo tek unë nuk ka rëndësi. E në fakt të gjitha këto ndodhën. Po qe se edhe ndonjë minutë, në zemrën e komandantit rus do të vazhdonte mizoria, sot Saidi do të ishte varur dhe përzierë në karvanin e të pafajshmëve.

Ja jeta ime ka kaluar plot fatkeqësi dhe ndëshkime. Për të shpëtuar besimin e popullit musliman sakrifikova botën dhe jetën time. Hallall i qoftë. Madje edhe zullumqarët nuk i mallkoj fare. Sepse në krah të këtyre vuajtjeve, fitova shumë nxënës, nuk e di numrin e tyre, por shpresoj se disa milionë njerëz e kanë shpëtuar besimin e tyre. Sikur të kisha vdekur kisha shpëtuar vetëm veten. Por me durimin që bëra ndaj ndëshkimeve që përjetova në jetën time, shërbeva që të fitojnë besimin gjithë ato njerëz. Për këtë arsye e falenderoj shumë Zotin (xh.sh.) që ma solli këtë durim.

Unë që kam dalur në këtë rrugë për të shpëtuar besimin e popullit, e sakrifikova edhe jetën e ahiretit. Mua as xhenneti nuk më gëzon, as xhehennemi nuk më tremb. Për besimin e popullit turk prej njëzetepësë milionëve, jo një Said, por i sakfikoj edhe njëmijë Saidë. Kur’ani po qe se mbetet pa xhema’at (bashkësi) unë as xhennetin nuk e dua, sepse atëhere edhe ai më bëhet një burg. Po qe se sigurohet besimi i popullit musliman, atëhere pranoj të digjem edhe në flakët e zjarrit të xhehennemit. Në këtë rast, trupi im duke u djegur, zemra ime bëhet lulishtë trëndafilash...”

Bediuzzamani po gufonte. Nxirrte llavë si një vullkan. Ai dallgëzonte detin e shpirtit si një furtunë. Si me zemzemet madhështore të një ujvare, përplasej në pikat më të thella të shpirtit. Ishte entuziasmuar së tepërmi. Vazhdonte si një ligjërues në podiumin e parlamentit dhe nuk lejonte që t’ia ndërprisnin fjalën. E ndjeva që ishte lodhur...

Biseda me të kishte zgjatur shumë. Duke marrë leje u ndava dhe pashë se koha kishte ecur mjaft.

1952

Eshref Edip

Hafiz Eshref Edip Fergan me origjinë shqiptare ka qenë gazetar mbi 50 vjet. Ka lindur më 1882 në Serez të Kosovës. Ka vdekur më 1971 në Stamboll.

d) Said Nursiu dhe nxënësit e tij

“Një i moshuar fatbardhë. I rrethuar nga të gjithë brezat nga tetë deri në tetëdhjetë vjeç, me mosha dhe mendime të ndryshme. Në këto ndryshime nuk ka kundërshtime. Sepse të gjithë i kanë besuar një gjëje, All-llahut, Zotit dhe Edukatorit të gjithësisë, të Dërguarit të lartë të Tij dhe Librit të madh të Tij.

Nuk ka ze