- Përse sot lëvizja Nur, është rryma me e fortë e islamit?
- Është e padyshimtë se për të kaluar nga periudha e besimit imitues në besimin hulumtues, është e nevojshme që të lexohen librat e Risale-i Nurit, sepse qytetërimi dhe koha kërkojnë argument. Shkurt individi i sotëm për të forcuar besimin, detyrohet të dijë se në çfarë beson. Pra fenë islame duke ia mbështetur mendjes, ka nevojë ta racionalizosh atë, e në këtë mënyrë kush e ka lexuar Risale-i Nurin, dëshmon se ai tërësisht është mençuri dhe argument.
Suksesi i dytë i Risale-i Nurit është ajo që të detyron sa më shumë të largohesh nga politika.
f) Cili është mesazhi i Said Nursiut?
Përkundrejt pretendimeve, Said Nursiu nuk do një revolucion fetar, as përpiqet për shtet islam, përkundrazi ai i kritikon shumë ato. Pamja dhe qëndrimi i tij nuk është shteti, por njeriu. Sepse feja islame nuk i ka zbritur shtetit, por njerëzve. I gjithë kompleti i Risale-i Nurit përmban qëllimin që njerëzit të jenë të vetëdijshëm. Kërkohet që njeriu të pajtohet me veten e tij dhe të harmonizohet vetë dhe kështu vetëformohet një popull i lumtur. Dhe rruga e këtij formimi kalon nëpër kontaktimin midis vetëdijes dhe njeriut. E kjo ndodh dhe realizohet atëhere kur realizohet ekuilibrimi i brendshëm dhe kur përjetohet feja islame.
Ai pati një mendim kundra mendimeve absurde, siç janë “shtete islame” dhe “revolucione islame”. Sipas mendimit të tij revolucioni më i madh realizohet kur tek njerëzit sundon vetëdija dhe kur veprohet sipas parimeve të saj. Sepse shteti është një institucion i cili formohet nga individë të harmonizuar e të ndërgjegjshëm, të përbashkët dhe të qetë. Sepse individët nuk i formon shteti, por shteti është reflektim i individëve.
Sot numri i atyre që lexojnë Risale-i Nurin në Turqi ka arritur deri në shtatë milionë. Në vitet e fundit nëper qytete, veçanërisht nëpër gra leximi i risaleve u përhap me zell dhe me një shpejtësi të madhe. Ashtu siç njerëzit nuk janë të njëtrajtshëm, ashtu edhe nxënësit e Nurit nuk janë të njëjtë. Të parët e tyre kanë qenë nga vende të thjeshta me të ardhura të kufizuara. Rruga e leximit dhe lëvizja e shpërndarjes së Risale-i Nurit, u hap me një shpejtësi të madhe, nëpërmjet lajmeve të vuajtjeve dhe ndëshkimeve të Said Nursiut.
Turqit e zinj. Kështu i emërtonte me të drejtë, gazetari Abdurrahman Dilipak rininë e pashkolluar. Besimtarët e Turqisë që fëmijët të mos dalin nga feja, para se të dalë në shesh Risale-i Nur, fëmijët nuk i çonin në shkollë. Këtë pengesë e theu tërësisht Risale-i Nur dhe duke filluar që nga 1980, nëpër Anadoll u bë si një letërnjoftim i idealistëve fetarë, ku duke i çuar fëmijët në shkollë, e dërgonin të banojë në ders’hanet (shtëpiat e studentëve nën kujdesin e më të rriturve, vullnetarë, lexues të risaleve), duke u përhapur në të gjithë Turqinë. Këto ders’hane luanin rolin e pastrimit të mendimeve të nxënësve ndaj bindjeve materialiste që kanë marrë në shkollat e mesme dhe universitete. Kështu fëmijët e besimtarëve filluan të shkollohen nëpër të gjitha degët. Ky grumbullim nuk kishte ndodhur nëpër tarikate.
Said Nursiu ka parakuptuar se shekulli i sotëm është shekulli i dyshimit dhe me largpamësinë e tij ka parë se sundimin do ta marrë në dorë shkenca.