Me anën e përfaqësisë së Papatit në Stamboll, morëm librin tuaj të bukur të shkruar me dorë, i titulluar “Dhulfikar”. Sjellja e juaj e gëzoi Papën jashtëzakonisht. Me urdhërin e tij, jam i detyruar që t’u përgjigjem me respekt të sinqertë dhe kjo është për mua një shkak i mirë për t’ju dërguar respektet e mia.
Kryesekretari i Vatikanit
nënshkrimi 51
Bediuzzamani kur ishte në Stamboll, me nxënësin e tij Zija Arun, shkuan të vizitojnë Athenagorasin, Patrikun e Fenerit të asaj kohe. Në bisedë e sipër Nursiu i tha Patrikut: “Meqë po e pranoni të vërtetën e krishtërimit, pra Njësimin e Zotit dhe profetësinë, atëherë pranojeni edhe Hz. Muhammedin (a.s.m.) si profet dhe Kur’anin e famshëm si libër të Zotit të Madhërishëm, e atëhere do të bëheni nga të shpëtuarit”.
Athenagorasi u përgjigj duke i pohuar ato....
Nursiu: Atëhere a ia kumton edhe kryepriftërinjve të tjerë të botës këtë bindje?
Patriku: “Ia kam thënë, por ata nuk e pranojnë...”52
Në kohën kur risalet filluan të botohen me shkronja latine, Bediuzamani kujdesej shumë që të mos kenë ndonjë gabim në botim. Pas 1955, përmbledhja e Risale-i Nurit filloi të botohej së pari në Ankara, Stamboll, Antalja dhe Samsun. Në ato ditë Beiuzamani bënte festë, duke thënë se këto ditë janë ditët e festimit të Risale-i Nurit.
Në lidhje me botimin e librit “Ringjallja”, një nxënës i tij thotë:
“Në Ankara ishte mbledhur komisioni i arsimit, në lidhje me programet shkollore të zhveshura nga feja dhe ishte marrë vendimi se mund të jipet vetëm lënda e filozofisë, duke mohuar edhe mundësinë e çështjes së Ringjalljes pas vdekjes. Në këto ditë që u mor ky vendim, Bediuzzamani i ulur pranë liqenit Egridir, e këndoi dyzet herë suren “Hashir” (Ringjallja). Kur kthehet në Barla fillon të shkruajë fragmentin e Ringjalljes. Pastaj e boton në Stamboll dhe një kopje ia dërgon një deputeti në Kuvend. Kur shkon atje, tek dera e kuvendit takohet me një person që e kishte bërë gati programin afetar. Ai kur e sheh librin thotë se Said Nursiu me kriminelët e tij po merr lajm nga punimet tona dhe po kundërshtohet me ne duke shkruar libra. Pasi Nursiut i bien në vesh fjalë të tilla, u përgjigjet kështu këtyre fjalëve: “Vëlla i dashur, unë nuk kisha dijeni nga vendimet e tyre. Por për t’u bërë ballë atyre, All-llahu (xh.sh.) më dhuroi mua librin “Ringjallja”. Përndryshe ku ta di unë se çfarë bëjnë ata. A e dini se para 1400 vjetësh përkundra vullnetit të mbretërve, me dorën e një të pashkolluari fisnik, i cili ka qenë edhe jetim, Krijuesi i gjithësisë shpalli nëpër të gjithë botën mesazhin e Tij. Pra ajo fuqi që hapi edhe fenë islame, ashtu edhe për Risale-i Nurin, siç thuhet edhe në “Xhelxhelutijje” të Hz. Alisë (r.a.), do të përhapet fshehurazi. Sigurisht që edhe për Risale-i Nurin, ajo fuqi po interesohet dhe do t’ia gjejë dashamirët që do të mundohen për të hapur të vërtetat e Kur’anit nëpër të gjithë botën. Ashtu siç e dini edhe ju, zanafillla e tyre ishte duke u shkruar dhe kopjuar me laps dhe në një kohë të afërt do të përhapet me botime dhe radio*.