Namazi i mësuesit të ndershëm, gjendja e tij e veçantë kur falej, përulja dhe kërkimi i suksesit tek prania e All-llahut (xh.sh.), ishte e jashtëzakonshme.
Ishte e veçantë mënyra se si e merrte tekbirin fillestar, si i lidhte duart, si iu përulte All-llahut të Madhërueshëm duke u lutur, si e këndonte Fatihanë, etj.. Ai fjalët i thonte një nga një, duke e ndjerë dhe duke e kënduar me të gjitha rregullat. Këto cilësi edhe tek nxënësit e tij më të mirë, mbesin në gradën minimale.
Në këtë mënyrë mund të themi se Saidi vazhdimisht ishte duke u lartësuar me shërbimet, duke arritur në sekretin e fjalës së bukur që thotë: “Shkaktari është si bërësi”. Këto njerëz me shërbimet e tyre punojnë në llogari të jetës së lumtur dhe me mijëra krahë nga gradat e panumërta po lartësohen tek mëshira e All-llahut (xh.sh.), e deri në ditën e kijametit me mëshirën dhe me suksesin e All-llahut (xh.sh.), do të lartësohen deri tek qëllimet më të larta. E kjo është vetëm dhuntia e All-llahut të Madhëruar. Bediuzzamani një ditë duke i dhënë mësim nxënësve të tij, pati thënë se: “Njeriu duke falur namaz, gjatë dëshmisë, “ettehijjatu”, në emër të Tij, mund t’i paraqiten All-llahut të gjitha “tehijjatet” (përshëndetjet-lutjet) e të gjitha krijesave. Kur ulemi të bëjmë tespihë, besimtari që e ka zemrën e zgjuar, duke thënë: “Subhannall-llah, Elhamdulil-lah, dhe All-llahu Ekber, në emër të Tij mund t’i paraqesë All-llahut të gjitha krijesat që i bëjnë ato në të njëjtën kohë, e në këtë mënyrë mund të bashkohet me ta. Dhe po qe se mund të përparojë ai mund të hyjë në komunitetin e madh të të gjithë njerëzve të botës që kanë jetuar në të gjitha kohërat dhe në mesin e grupit ai shikon Pejgamberin Fisnik (a.s.m.), në anë të djathtë profetët e tjerë, ndërsa në të majtë njërëzit e shenjtë dhe besimtarët. Në fund të namazit, kur themi: Es-selamu alejkum ue rahmetull-llah, e imagjinoj sikur në anë të djathtë janë Profetët, ndërsa në të majtë janë njerëzit e shenjtë”.
Jeta e Nursiut ka kaluar e programuar. Ai nuk e braktiste kurrë namazin e tehexhxhudit (namazin e natës). Mësuesit e veçuar të Saidit të ri ishin Imam Rabbaniu, Gavsi Gejlaniu, Imam Gazaliu dhe Zejnul Abidin r.a. (kënaqësia e All-llahut qoftë mbi ta). Ai thoshte se: “Veçanërisht lutjet e ‘Xhevshenul kebir’-it, m’i kanë mësuar këto dy imamë. Që prej 30 vjetësh mësimin dhe principet e Risale-i Nurit i kam marrë nga Hz. Aliu (kerremull-llahu vexhhehu) dhe Hz. Husejni (r.a.) dhe me anë të lutjeve të ‘Xhevshenul kebirit’, çdo herë mbaja kontakte shpirtërore me ta.
Ne kur lidhim kontakt me Risale-i Nurin, atëherë kuptojmë se në shkollën e jetës All-llahu (xh.sh.) atij ia ka mësuar librin e gjithësisë me qëllim që në kohën më të vështirë Saidi fisnik do të kryente detyrat e rëndësishme të islamit. Me dritën që ka gjetur në materie, do t’i ftojë njerëzit në derën e besimit tek All-llahu (xh.sh.).
Vëllai i tij Abdylmexhidi shpjegon: “Një ditë në vitet e rinisë, ishte ulur mbi gur, duart i vendosi mbi gju dhe ngriti kokën për të soditur qiellin, e në atë gjendje më tha:
- Abdylmexhid, si ka mundësi që njeriu ta sodisë gjithësinë dhe të mbesë pa mësuar ndonjë çështje prej saj?
Ai ishte një kumtues që merr mësim nga gjithësia... Ndërsa në librin “Argumenti i madh” thotë:
“Misafiri i kësaj bote që ishte dërguar për të besuar Zotin e vet, duke udhëtuar nëpër gjithësi e nga çdo krijesë duke pyetur për Krijuesin e tij dhe duke kërkuar nga çdokush që të gjejë Hyjninë e vërtetë, më në fund vendosi se kjo gjithësi pa asnjë dyshim ka një Krijues.”54
Bediuzzamani një ditë tha: