Bediuzzamani nuk e mbante veten si kopetent. Ai Risale-i Nurin e paraqiste si një lloj frymëzimi hyjnor nga All-llahu, duke thënë se ato janë pronë e Kur’anit famëlartë....
“Si ka mundësi që të bëhet pronar i atyre të vërtetave të larta dhe veprave brilante një njeri si unë i vobektë, përderisa tek unë nuk mund të ndodhë një nga një mijë prej vlerave të tyre. Kështu po qe se unë i pronësoj këto të vërteta, bëj një padrejtësi të madhe. Cilësitë e vilave të rrushit të shijshëm, nuk kërkohen tek thuprat e tij të thata. Tani edhe unë jam njëlloj si ajo thupra e thatë”.
Këto fjalë autori i ka përsëritur shumë herë. Për librin “Ringjallja” thotë:
“Fjalët e librit “Ringjallja” kanë pikuar nga qindra ajete kur’anore. Meqë jam i përkohshëm dhe do të largohem nga kjo botë, një vepër që do të ishte e përjetshme nuk duhet të lidhet me mua. Armiqtë e islamit kur duan të zhdukin një vepër që atyre nuk i pëlqen, ata e kanë zakon që së pari të zhdukin autorin e veprës. Me siguri Risale-i Nur që është i lidhur me yjet e Kur`anit qiellor, nuk duhet të lidhet me një shtyllë si unë, që kundërshtohem dhe kritikohem nga shumica.”
Bediuzzamani ka konstatuar se vetëm kur ta studiosh Risale-i Nurin me kujdes, kuçedrës së mosbesimit, pra ateizmit, mund t’ia japësh përgjigjen e duhur.
Për të bërë sukses në shërbimin e Risale-i Nurit, është e nevojshme që të mos abuzohet me ndonjë interes material. Pra shërbimin e Kur’anit duhet ta bësh vetëm për hir të All-llahut (xh.sh.), e jo për ndonjë interes tjetër.
Nxënësit e sinqertë të Risale-i Nurit nuk e braktisin këtë shërbim që mban vlerën e diamantit, ndërsa në të vërtetë ata kurrë nuk duhet të turbullojnë mendjet e tyre me ndonjë punë që kundërshtohet me këtë shërbim.
Ne duhet ta falenderojmë shumë All-llahun e Madhëruar sepse neve na ka dhënë këtë dritë dhe këto punë të ndriçuara, e atyre u ka dhënë errësirën dhe punët e errëta. Meqë ata e quajnë veten të ngopur ndaj këtyre dritave dhe nuk vijnë të na ndihmojnë, si është e mundur që ne të shkojmë tek ata e të sodisim lojrat e errëta, që na dëmtojnë detyrat tona të shërbimit?!57
3- Po flet e vërteta
a) Si i vlerëson Bediuzzamani ndëshkimet që i janë bërë atij
Në veprat e Risale-i Nurit është konstatuar se nganjëherë tek mizori pasqyrohet drejtësia. D.m.th. njeriu për një shkak përballohet me një padrejtësi apo zullum, e pastaj i vjen një fatkeqësi dhe dënohet. Kjo është një padrejtësi. Por kjo është edhe një arsye që të dalë e drejta në shesh. Caktimi i All-llahut atë e dënon me dorën e zullumqarit apo me fatkeqësi, për arsye se ai në një vend tjetër ka merituar një dënim të cilin nuk e ka marrë. Pra ky caktim është një pasqyrim i Drejtësisë Hyjnore. Unë shumë herë kam menduar se për çfarë arsye që prej njëzetetetë vjetësh po më çojnë nga një prefekturë në tjetrën, nga një qytet në tjetrin, e përse m’i bëjnë këto ndëshkime mizore? A jam duke abuzuar fenë për ndonjë interes politik? Meqë është kështu për çfarë nuk po mundin ta theksojnë? Nuk munden. Sepse në të vërtetë tek unë nuk ka një gjë të tillë.