Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 154
(1-182)

Për këtë rezultat i bëj hallall vuajtjet që kam përjetuar që prej njëzetetetë vitesh, ku jam ndëshkuar me shtypje të ndryshme dhe fatkeqësi të lloj-llojshme. Atyreve që më kanë bërë zullum, që më kanë përgatitur vendin në burgje, që më kanë internuar prej njërit qytet në tjetrin, që më kanë fyer, që kanë dashur të më akuzojnë me krime të ndryshme imagjinare, të gjithëve hakun tim ua bëj hallall. Kaderit (caktimit të All-llahut (xh.sh.)) i them se: Unë i kam merituar këto goditje të Tua të mëshirshme. Përndryshe po të kisha pëlqyer si të gjithë një rrugë të zakonshme, po të kisha menduar vetëm për interesin tim të padëmshëm, të mos kisha sakrifikuar shijet materiale dhe ato shpirtërore, do e kisha humbur këtë fuqi të madhe. Unë të gjitha çështjet, qofshin fizike apo shpirtërore, i sakrifikova duke i përballuar të gjitha fatkeqësitë dhe duke i duruar të gjitha ndëshkimet. Kjo është arsyeja që në çdo vend u përhapën shkollat e dijeve të Nurit dhe të vërtetat e besimit. Kjo është arsyeja, që nxënësit e Nurit u bënë me miliona, në shërbim të besimit, e ata do të vazhdojnë duke mos u ndarë nga shërbimi i besimit, duke sakrifikuar çdo gjë, shijet materiale dhe ato shpirtërore, duke punuar vetëm dhe vetëm për hirën e All-llahut (xh.sh.). Jo vetëm unë, por edhe ata bashkë me mua kanë përballuar shumë fatkeqësi dhe kanë kaluar prova e vështirësi të shumëllojshme. Prej tyre kërkoj që, ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi edhe ata t’ua bëjnë hallall hakun e vet. Sepse ata të ngratë nga padija e bënë këtë, duke mos kuptuar sekretet e caktimit të All-llahut (xh.sh.), mendjet e tyre nuk arritën të kuptojnë se Fuqiploti edhe me zullumin e tyre mund t’i lulëzojë të vërtetat e besimit. Ndaj tyre dëshirojmë jo hidhërim apo mallkim, por vetëm se udhëzim nga All-llahu (xh.sh.). Unë nxënësit e mi i këshilloj që në zemrat e tyre të mos ushqejnë fare hakmarrje dhe të mos kërkojnë asnjë lloj haku. Unë për arsye se jam shumë i sëmurë, nuk më ka mbetur fuqi as të flas e as të shkruaj. Ndoshta këto fjalë janë fjalët e mia të fundit. Nxënësit e Risale-i Nurit të medresesë së shndritshme, të mos i harrojnë këto këshilla të fundit.”58

b) Bediuzzamani dhe politika

Është e padyshimtë se përpara shërbimit të besimit, pengesa më e ashpër është politika. Ajo mendjet dhe shpirtërat i bën fjalamanë, njerëzit dhe komunitetet i ndan në grupe, duke i përçarë e bërë rivalë e kundërshtarë dhe i ftohë nga të vërtetat e besimit.

Për këtë arsye Bediuzzamani vazhdimisht nxënësve u këshillonte “që të mbështeten tek All-llahu i Madhërishëm, nga shejtani dhe nga politika”. Le të dëgjojmë mësuesin që të na sqarojë më mirë këtë temë:

“Pozita e shërbimit të Kur’anit famëlartë është mbi të gjitha politikat, ai nuk i përulet politikës së kësaj bote, sepse pjesa më e madhe e politikës është gënjeshtër. Jeta e njerëzimit është si një udhëtim. Me dritën e Kur’anit atë e shoh të zhytur në një pellg me baltë. Një pjesë e njerëzve po kalon në rrugë të sigurtë. Një pjesë brenda mundësive kanë gjetur ndonjë mjet dhe mundohen që të shpëtojnë. Shumica e atyreve që ecin në baltën e ndotur, e konsiderojnë atë si parfum dhe i lyejnë sytë dhe fytyrën... 80% udhëtojnë duke e ditur se janë në batakun e ndotur, por s’po mund ta shohin rrugën e sigurtë. Këto kanë dy rrugëdalje:

E para: 20% e të dehurëve t’i zgjosh me topuz.

Nuk ka ze