E kjo është një shenjë që njeriu i drejtë ka rënë i mundur. Sepse kush lëviz me cilësitë e këqija, të cilat u përmendën më lart, ai nuk mbron hakun, por sulmon me pretekste të thjeshta. Për gabimin e dy-tre vetëve shkatërron njëzet-tridhjetë vetë. Në qoftë se njerëzit e së drejtës, në rrugën e të vërtetës dhe të drejtësisë qëllojnë vetëm atë që ka qëlluar, përballë tridhjetë humbjeve fitojnë vetëm një dhe mbesin në gjendjen e të mundurve. Por po qe se përdorin mizorinë e armikut, atëherë edhe njerëzit e së drejtës me gabimin e një apo dy vetëve, shtypin njëzet-tridhjetë vetë, e atëherë në emër të drejtësisë kryejnë padrejtësinë më të madhe.”61
“Ne nxënësit e Risale-i Nurit, Risale-i Nurin jo për rrymat e kësaj jete, por as për të gjithë gjithësinë nuk mund ta shpërdorojmë dot. Dhe Kur’ani neve na ka ndaluar në mënyrë të tmerrshme nga politika. Ndërsa detyra e Risale-i Nurit është t’i dalë përpara ateizmit, sepse me të vërtetat e besimit, ateizmi është ai që e zhduk jetën e përjetshme dhe jetën e kësaj bote e kthen në një helm të tmerrshëm, ndërsa Risale-i Nur me një saktësi të pamohueshme, i bind filozofët më inatçorë, duke i kthyer ata në besim dhe me argumente të fuqishme i shërben Kur’anit.62
Në këtë gjithësi, shërbimi i besimit dhe i të vërtetave të tij është mbi çdo gjë dhe nuk mund të shpërdorohet për asnjë gjë. Ne nuk merremi me politikë, që të mos ia zbresim vlerën të vërtetave të besimit, përballë pikëpamjeve të njerëzve të shkujdesur dhe të devijuar, të cilët e kanë shitur fenë për jetën e përkohshme.63
Kush merret me politikë ai mbetet pas nga shërbimet e rëndësishme dhe e humb qetësinë shpirtërore. Ai që vrapon pas zhurmave të politikës, në të vërtetë atij i merr plagë besimi dhe harron detyrat ndaj njerëzimit dhe jetën e ahiretit.
Kush dëshiron të shohë gjurmët e fuqisë së All-llahut (xh.sh.), në çdo rast dhe në çdo ngjarje, atij do t’i duhet një besim si dielli dhe vetëm në këtë mënyrë atij nuk i ngulçitet zemra, nuk i shuhet besimi dhe mendja e tij nuk ngulet në rastësitë e natyrës. Përderisa parimet e njerëzve të vërtetë që kanë qenë para nesh, për ta njohur sa më mirë All-llahun (xh.sh.), mundoheshin që të largoheshin nga rrethi i gjerë i jetës shoqërore, që të mos përhapet zemra në shumë vende, duke u përpjekur që të pengojnë merakun dhe dëshirën e zjarrtë nga gjërat e përkohshme. Në këtë mënyrë mundoheshin që mosha e vlefshme e tyre të mos shpenzohet në vende boshe. Nga ky sekret i vlefshëm është se sahabet e radhës së parë që kanë pasur besimin në madhësinë e diellit, duke u mbështetur në principet themelore të fesë, kanë qenë të bindur në të. Por përveç tyre shumica e politikanëve nuk mund të bëhen fetarë të devotshëm dhe njerëzit e devotshëm nuk mund të bëhen politikanë. Është e ditur se për atë person që qëllimi kryesor është politika, tek ai feja mbetet në gradën e dytë. Një besimtar i fortë e di se: “Qëllimi parësor i krijimit të gjithësisë është adhurimi i njerëzve ndaj All-llahut të Madhërishëm”. Kështu që ai nuk i ngjitet politikës me një merak të madh, por duke e përdorë atë në dobi të fesë, e zbret në nivelin e dytë apo të tretë dhe po qe se ka mundësi të veprojë kështu mund të hyjë në politikë, përkundrazi siç thashë edhe më lart diamantet që vlejnë për në jetën e paskajshme, i zbret në nivelin e copave të qelqit të thjeshtë.64
Shrohet pyetja se, për çfarë arsyeje në fillim angazhoheje me politikë me një zell të madh, por që prej dyzet vjetësh e braktise tërësisht atë?