Që të mbrohemi nga armiqtë e shumëllojshëm ka vetëm një alternativë:
-Të mbrojmë vëllazërimin dhe patriotizmin e fesë islame ashtu siç na urdhëron feja islame dhe këtë duhet ta bëjmë parim themelor. Në një shtëpi apo anije, po qe se gjenden një i pafajshën e dhjetë kriminelë, me drejtësinë e vërtetë të fesë islame, për të mos e hedhur të pafajshmin në rrezik, nuk duhet ngacmohet anija apo shtëpia, derisa i pafajshmi të jetë aty.
Tani nga ky ligj themelor i Kur’anit famëlartë, kuptohet se duhet të mbrohet sigurimi i brendshëm i popullit, që përballë dhjetë kriminelëve të mos bie në rrezik e drejta e nëntëdhjetë të pafajshmëve dhe në këtë mënyrë të shpëtojë nga dënimi i All-llahut (xh.sh.).
Themeli i dytë i fesë islame është ky hadith i Pejgamberit që thotë:
“Kryetari i popullit është shërbëtori i tyre.” Ajo nuk është vegël e sundimit dhe e egos. Në këtë kohë nga mosmarrja e edukatës së fesë islame dhe nga dobësimi i adhurimit, egoizmi ka marrë hov. Ai duke i nxjerrë nëpunësit nga shërbimi, i ka bërë nga një sundimtar despot. Puna e tyre ngjan me ata të cilët falen pa abdest dhe pa u drejtuar nga kibleja. Në këtë rast duke u prishur drejtësia, e ka humbur vlerën tërësisht, e në këtë mënyrë u shkatërruan të drejtat e njeriut, të cilën edhe këtë duhet ta dimë mirë se të drejtat e njerëzve kurrë nuk mund ta zënë vendin e të drejtave të All-llahut. Fatkeqësisht shumica e ligjeve të sotme janë të padrejta. Edhe ideja e racizmit na goditi ashpër. Gjoja nën emrin e nacionalizmit të pastër dhe atdhedashurisë, u kultivua racizmi.
Fraksionet e shteteve të jashtme jo vetëm Turqinë, por ndoshta të gjithë botën islame, e shtyjnë drejt maskës së nacionalizmit që ta përpijnë më lehtë. (Poeti me origjinë shqiptare) Mehmet Akifi, në librin e tij të famshëm “Safahat” thotë: “Qytetërimi i Evropës që moti është duke i mprehur dhëmbët që të na gëlltisë, së pari të na coptojë pastaj të na përpijë.”
Ata në vend që të përfitojnë nga lutja e katërqind milionë njerëzve që pesë herë në ditë duke u lutur thojnë:
“O All-llah fali besimtarët dhe besimtaret”; dhe në vend që shpirtërishtë të pëfitojnë nga ky thesar i amshueshëm, paraqesin racizmin për hatrin e katëqind të të pakujdesshëmve vagabondë, pra për dobinë minimale, humbasin dobitë maksimale. Kjo për atdheun, shtetin dhe për të gjithë besimtarët demokratë është një rrezik i madh.
Tani ne për t’i përballuar këto dy grupe shkatërrimtare, pra materialistët dhe racistët që lëvizin nën maskën e nacionalizmit, duhet të mbështetemi në fuqinë e Kur`anit, që me atë fuqi Hazreti Muhammedi (a.s.m.) me dyzet sahabe ka sfiduar dyzet shtete dhe gjatë periudhës së gjatë të njëmijë e katërqind vjetëve, çdo shekull ka pasur 3-4 qindë milionë nxënës. Ashtu siç duhet t’u mbështetemi këtyre parimeve të Kur`anit famëlartë për të shpëtuar nga armiqtë e brendshëm, ashtu edhe nga armiqtë e jashtëm mund të shpëtojmë vetëm duke i zbatuar këto parime...--67--