Përgjigje: Një princip i politikës njerëzore është që: “Për shpëtimin e masës, individi sakrifikohet. Për qetësinë e komuniteteve, individët flijohen. Për atdheun sakrifikohet çdo gjë. Pra unë e kuptova se burimi i të gjithë krimeve që janë bërë deri në ditët e sotme, nuk kanë rrjedhur përveç se nga shpërdorimi i parimeve që theksuam më lart. Për arsye se ky ligj njerëzor nuk qëndron në gjendjen mesatare, është hapur rruga e abuzimit në të. Dy luftërat botërore nga shpërdorimi i këtyre parimeve mizore, kanë lejuar që për dhjetë kriminelë, të ekzekutohen nëntëdhjetë të pafajshëm. Nën maskën se gjoja po veprojnë në dobinë e popullit, për hakmarrjen e një personi të vetëm kriminel, shkatërruan një qytet. Për arsye se Risale-i Nur e ka vërtetuar këtë në shumë vende, këtu po i biem shkurt. Ja pra përballë politikës njerëzore dhe këtij ligji mizor, gjeta një ligj që vjen nga Arshi i Madh dhe që gjendet në Kur’anin Famëlartë. Dhe këtë ligj e shpreh ky ajet.65
“Kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit.” (Maide, 32)
“Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit” (Isra, 15).
Domethënë këto dy ajete na japin këtë mësim kryesor:
“Për krimin e një një njeriu, të tjerët nuk bëhen përgjegjës dhe një person i pafajshëm, po qe se nuk pajtohet vetë, ai nuk sakrifikohet as për shpëtimin e të gjithë popullit”.
Edhe këtë Risale-i Nur e ka sqaruar gjerësisht.66
Ja pra shkaku i lumturisë së popullit islam mund të jetë vetëm me të vërtetat e islamit. Përndryshe drejtësia zhduket, besnikëria shkatërrohet, duke ngadhënjyer imoraliteti dhe cilësitë e ndyta...
Energjinë dhe patriotizmin tuaj duhet ta shpenzoni në dobi të islamit me një zell të plotë. Mos harro se përballohesh me një rrezik të madh kur parapëlqen politikën dhe anshmërinë ndaj fesë. I pari edhe sikur të gabojë ka mundësi që të falet. I dyti edhe sikur të punojë saktë, përsëri ka përgjegjësi.
Më pyetën: Si mund ta kuptojmë këtë?
Me mendimin e keq kush parapëlqen mëkatarin që gjendet në të njëjtën anë (parti), ndaj fetarit që gjendet në anën (partinë) tjetër, ai është politikan shkatërrimtar. Dhe për arsye se pronën e përgjithshme, pra fenë e amshueshme e okupon vetëm për anëtarët e vet të veçuar, në këtë mendim ai shumicën e njerëzve duke i larguar nga feja, bën anshmëri shkatërruese.
Ta dini se muslimani nuk ngjason me njerëzit e tjerë. Ai po qe se e braktisë fenë, bëhet anarkist, atë nuk mund ta frenosh dot me asnjë lloj arsyeje, nuk mund ta qeverisësh, vetëm se me despotizmin absolut dhe për ta vërtetuar këtë mund të japim shumë shembuj, por po e pres shkurt duke e lënë në logjikën tuaj të mprehtë.