Duke u mbështetur mirë njëri me tjetrin, duhet t’i harrojmë armiqësitë e brendshme, deri sa t’i largojmë armiqtë e jashtëm. Kuptimin e këtij hadithi edhe endacakët e kanë kuptuar.”
Kjo është këshilla e Bediuzzamanit që ka bërë para se të vdesë, në të cilën i drejtohet të gjithë nxënësve të tij.
- Të nderuar vëllezërit e mi!
Detyra jonë parësore është që të lëvizim pozitivisht. Ne kurrë nuk pajtohemi me atë të lëvizjes negative. Duke mos u përzier në punët hyjnore, t’i shërbejmë besimit vetëm sipas hirës së All-llahut (xh.sh.). Ne jemi të detyruar që çdo fatkeqësi ta përballojmë me durim, e në këtë mënyrë pozitivisht duke i shërbyer besimit, të përfitojmë rezultatin e sigurimit të popullit. Unë si shembull duke dhënë veten time them se, unë kurrë nuk i jam përulur sundimit të askujt dhe këtë e kanë vërtetuar shumë ngjarje që kam përjetuar. Duke duruar çdo fatkeqësi, i bëra ballë pozitivisht, duke mos u përzier në punët hyjnore dhe të gjitha i përballova. Megjithëse një prokurori në gjyq ia kam vërtetuar tetëdhjetë e një gabimet e tij, përsëri nuk e kam mallkuar për vendimin që ka marrë kundra nesh. Sepse qëllimi ynë kryesor është lufta shpirtërore, e që të mos na sulmojnë neve është e nevojshme të ndërtojmë pengesa shpirtërore. Ne vetëm kështu mund ta garantojmë sigurinë e popullit. Nuk mund të mohohet se në shërbimin tonë ka fuqi, por këtë fuqi duhet ta shpenzojmë në sigurinë e popullit. Duhet lëvizur me principin e shenjtë:
“Askush nuk do të bartë barën e tjetrit” (Isra, 15). Kjo është arsyeja që unë në tërë jetën time jam përpjekur që ta mbroj sigurinë e popullit. Fuqinë tonë nuk duhet ta shpenzojmë brenda, por duhet ta shpenzojmë ndaj armiqve të jashtëm. Ajeti i mëparshëm na urdhëron që me tërë fuqinë tonë të ndihmojmë për qetësinë dhe sigurinë e brendshme. Kushti më i madh i luftës shpirtërore është që të mos përzihesh në punët e All-llahut të Madhëruar. Pra detyra jonë është që të shërbejmë, kurse përfundimin e di vetëm All-llahu (xh.sh.). Ne jemi të detyruar vetëm të kryejmë obligimet tona. Ndaj shkatërrimeve shpirtërore, lëvizja e brendshme duhet të jetë pozitive dhe me një sinqeritet të plotë. Lufta e brendshme ka shumë dallim me atë të jashtme. Tani All-llahu (xh.sh.) më ka dhuruar miliona nxënës të vërtetë.
Edhe një çështje tjetër është shumë e rëndësishme. Me gjykimin e Kur’anit në këtë kohë nevojat e domosdoshme të qytetërimit, duke qenë katër i nxorën në njëzet. Gjërat që nuk ishin të nevojshme i kthyen në gjëra të domosdoshme. Edhe pse e besojnë ahiretin, ata duke thënë se është e domosdohme dhe duke menduar për interesat e kësaj bote dhe për shqetësimet e kësaj jete, e zgjedhin këtë botë përpara ahiretit. Përpara dyzet vjetësh, një kryekomandant duke dashur të më mësojë shijet e kësaj jete, nisi pranë meje disa ushtarakë të lartë me disa teologë, të cilët më thanë: