Vellezër të dashur, sëmundja më është rënduar shumë, ndoshta së shpejti do të vdes. Në këtë kohë ka edhe një sëmundje tjetër, ajo është uni, mendjemadhësia dhe dëshira e madhe që ta kalojnë jetën bukur me fantazitë e qytetërimit. Këto janë sëmundje të këqija. Risale-i Nur me mësimin themelor që ka marrë nga Kur’ani i famshëm, na urdhëron që ta braktisim unin dhe mendjemadhësinë. Vetëm në këtë mënyrë me një sinqeritet të vërtetë mund t’i shërbehet besimit. E falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) se në këtë shërbim shumë persona janë paraqitur me sinqeritet të plotë. Për shembull një vëlla i yni në rrezikun më të madh, duke qenë midis gjyleve të topave, në luftë me armikun, edhe një pikë të vetme të një germe të një ajeti kur’anor, e ka parapëlqyer përpara jetës së vet. Në këtë rrezik duke qenë mbi kalë i thotë Habibit, “Nxirre fletoren dhe shkruaje pikën.” Domethënë për nderin e një pike të germës së Kur’anit, nuk e ka lënë pa shkruar atë pikë edhe pse ka qenë përballë gjyleve të armiqve.
E pyetëm atë vëlla: Ku e ke marrë mësimin e këtij sinqeriteti?
Ai tha: Nga dy pika; e para nga lufta më e ashpër në islam, lufta e Bedrit, ku sahabet duke qenë në një gjendje të ashpër lufte, që të mos humbin sevapet e xhematit (të falurit bashkë), nuk e kanë braktisur namazin me xhemat. Gjysma duke u tërhequr nga fronti falnin dy rekatë, e pasi falen hyjnë përsëri në frontin e luftës dhe pastaj edhe pjesa tjetër bënte të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë zbatonin urdhërin e Pejgamberit (a.s.m.) me anë të një hadithi. Meqë xhemati është një synet, zbatimi i këtij syneti është zgjedhur përballë një prej ndodhive më të mëdha të kësaj bote (luftës së Bedrit). Duke marrë mësim nga një shenjë e tillë edhe ne me gjithë zemër i përshtatemi atij mësuesi absolut.
E dyta nga Imam Aliu (r.a.), heroi i fesë islame. Në shumë vende të lutjes së tij “Xhelxhelutije”, duke u lutur ka kërkuar nga All-llahu (xh.sh.) një xhin, që ta mbrojë kur të jetë duke u falur në luftë, që të mos i prishet sinqeriteti në namaz...
c) Ditët e fundit të Bediuzzamanit
Në vitin 1950 me fitoren e Partisë Demokratike, në Turqi fillon pluralizmi dhe demokratizimi i vendit. Kështu edhe ezani pas një ndalesë të gjatë për t’u kënduar në origjinal, fillon përsëri të këndohet në arabisht, ashtu siç këndohet në të gjithë botën. Gjithashtu edhe besimtarët filluan të marrin frymë lirisht. Për këtë shkak kryeminstri i vendit Adnan Menderes, fitoi një simpati të madhe në popull.
Bediuzzamani nga simpatia që kishte ndaj kryeministrit, Adnan Menderesit, së bashku me disa nxënës të tij, merr rrugën për në Ankara për t’u takuar vetë me Menderesin. Në këtë kohë (janar 1960) atmosfera politike në kryeqytet ishte tepër e tencionuar. Partia Demokratike e kishte humbur autoritetin e saj dhe opozita kishte ngritur zërin lart ndaj çdo çështjeje, saqë ishte tepër e shqetësuar edhe për mbërritjen e Nursiut në Ankara. Prandaj Menderesi me anë të një deputeti (nxënës i Risaleve) i dërgon lajm Bediuzzamanit për gjendjen e tensionuar dhe i kërkon me keqardhje dhe dëshprim që, “derisa të qetësohet situata, të pushojë dhe pastaj e lajmërojmë për vazhdimin e udhëtimeve”.
Nursiu për hatër të Menderesit të cilin e quante “hero të fesë”, vendos të kthehet dhe pastaj i dërgon Menderesit këtë kërkesë:
“- Xhamia e Shën Sofisë të rikthehet përsëri në xhami (sepse në 1936 ishte kthyer në muze me vendimin e Ataturkut)!...