Tashmë gjendja ishte acaruar dhe policët nuk mundeshin të ngjiteshin lart më. Megjithatë njerëzit rifilluan vizitat në dhomën e Ystadit (mësuesit).
Përsëri erdhi komisari dhe duke na lutur tha:
- Kemi urdhër të prerë që të dilni nga Urfa. Nuk mund të shkoni me makinën tuaj, do t’ju dërgojmë me ambulancë.
- Zotëri, është i sëmurë rëndë. Nuk mund ta përballojë edhe një herë një udhëtim prej 24 orësh.
- Ashtu siç ka ardhur, ashtu do të shkojë. Ka urdhër të prerë nga lart.
Ne i thamë:
- Ne nuk e lëndojmë mësuesin, ejani e thuajani vetë.
Kryetari i Degës së Brendshme u irritua dhe e përsëriti urdhërin.
Në këtë moment vjen edhe kryetari i Partisë Demokratike për Urfën, i cili i mërzitur nga ngjarja i thotë kryetarit të Degës që:
- Ky është mysafiri ynë, asnjë hap nuk mund ta largoni.
Kryetari i Degës:
- Kemi urdhër nga lart zotëri.
- Si mund të kthehet i shkreti, i sëmurë në këtë gjendje. Ai është mysafir i Zotit. Nuk ka nevojë për kaq shtypje.
Populli i informuar për ngjarjen ishte drejtuar drejt hotelit, ku ishin mbledhë rreth 5-6 mijë vetë.
Menjëherë shkuam në spital dhe i thamë doktorit për gjendjen e mësuesit, i cili tha:
- Në këtë gjendje që është, me temperaturë 40 gradë, nuk mund të shkojë askund. Ejani nesër t’ua jap një raportë.
Pas namazit të akshamit ne ishim lodhur aq shumë saqë s’kishim më fuqi për të qëndruar në këmbë.
Pas mesnate isha përsëri pranë mësuesit. Buzët i ishin tharë. Unë ia fshija me një shami të lagur. Kishte shumë temperaturë. Ora ishte 2:30. Që të mos u shqetësonte nga drita, mbi llambë vendosa një shami. Në atë moment mësuesi më përqafoi, kurse unë ia fërkoja krahët. Pastaj Ystadi (mësuesi) i vendosi duart mbi gjoks dhe fjeti. Më pas ndeza sobën dhe u ula te këmbët e tij duke pritur se kur do të zgjohet.
Ah por nuk e dija që Mësuesi ishte larguar për në botën e pasosur. Nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë që ta kuptoja. Kujtoja se po flinte...
Të katër (nxënësit e tij që ndodheshin aty) po prisnim tek koka. Nga Mësuesi nuk dilte zë hiç, por trupi ishte i nxehtë. Unë fillova te merakosesha së tepërmi. Vëlla Zybejri tha që të thërrasim Vaiz Ymer Efendiun, se ai merr vesh (nga kjo gjendje). Pasi erdhi dhe e pa mësuesin, menjëherë tha:
- Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun (Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi). Mësuesi ka ndërruar jetë vëllezërit e mi.
Unë në asnjë mënyrë nuk e besoja vdekjen e mësuesit. Vëllezërit tanë Zybejri, Hysniu dhe Abdullahu u larguan dhe shkuan për të dërguar telegraf nëpër qytetet e tjera.
Në mëngjes njerëzit filluan të mblidhen poshtë hotelit për të vizituar Mësuesin. Unë dola në dritare dhe i thashë atyre: