Duke shpresuar që Hz. Aliu (r.a.) të më pranojë si birin e tij shpirtëror, shpresoj t’i ngjaj Hz. Alisë, sepse edhe varri i tij nuk dihet se ku është. Sikur varri i Hz. Alisë të ishte ditur, alevitë (shiitë) do ta tepronin atë edhe duke e adhuruar. Edhe ju e dini vetë se unë kam lajmëruar se nuk pranoj vizitorë, megjithatë po e shihni se sa e sa persona vijnë për vizitë. Kjo më shqetëson shumë. Sikur varri im të dihet, mendoni se çfarë vizitash të pamasa do të bëheshin. E për këtë arsye dua që varrin tim të mos ta dijë askush përveç 2-3 nxënësve të mi që do të më lëshojnë në varr, e ata do ta bëjnë atë punë pa i treguar askujt. Adhuruesit e botës nuk i dinë rregullat e vizitës së varrezave. Po kërkojnë ndihmë nga varri dhe kjo vepër është “shirk” (adhurim ndaj dikujt tjetër përveç All-llahut). Kurse kur shkohet në varre këndohet tre herë Kulhuvallahu dhe një herë Elhami (Fatihaja), pastaj sevapi i tyre së pari i dërgohet Pejgamberit (a.s.m.) dhe pejgamberëve të tjerë, pastaj njerëzve të shenjtë dhe të vdekurit që je duke e vizituar. Dhe duhet të lutet kështu: -O filan! Inshall-llah ke vdekur me iman (besim). Lutu edhe për ne që edhe ne të vdesim me besim.”68
Dhe Bediuzzamani u vendos në varr përpara syve të mijëra vetëve. Në fakt si është e mundur që të mbesë sekret varri i tij. Por nuk kaloi shumë kohë, përfaqësuesit e shtetit duke mos pasur fare dijeni nga porosia e autorit, e sollën në vend porosinë e tij. Ata mizorinë e tyre e zgjatën deri tek varri. Me gjykimin e kaderit (caktimit të All-llahut (xh.sh.)), e çuan në vend urdhërin e imamit të shekullit, Bediuzzamanit. Me grushtshtetin e 27 Majit të 1960-s, anëtarët e Partisë Demokratike (që udhëhoqi nga 1950 deri 1960), u burgosën në një ishull. Sundimin e Turqisë e mori në dorë Komiteti i Bashkimit Kombëtar (ushtarakët), ku gjithashtu dënuan me varje kryeministrin Adnan Menderes bashkë me disa qeveritarë të tjerë të lartë. Pa kaluar shumë kohë, me 11 korrik 1960, me vendimin e këtij Komiteti, vëllain e Bediuzzamanit, Abdulmexhidin, e morën me forcë nga shkolla ku ishte mësues dhe e çuan në Urfa. Me 12 korrik forcat ushtarake rrethuan xhaminë e famshme të Halil Ibrahimit (vendi ku mendohet të jetë hedhë në zjarr Hz. Ibrahimi), në oborrin e së cilës ishte varrosur Bediuzzamani. Ushtarët me urdhërin që kishin marrë, thyen hekurat rrethues të varrit dhe hynë për të nxjerrë kufomën e Bediuzzamanit. Duke thyer hekurat dhe mermerët e varrit, nxorën kufomën e Bediuzzamanit, e cila ishte e paprishur fare. Pastaj e vendosën në një tabut dhe e hipën në një avionin ushtarak me gjithë të vëllanë, Abdulmexhidin duke i dërguar drejt Afjonit. Natën në errësirë tabutin e hipin në një makinë ushtarake dhe u nisën drejt Ispartës, duke e varrosur në një vend të paditur. Në të njëjtën natë Abdulmexhidin e çojnë në vendin ku e kishin marrë.69 Varri i Bediuzzamanit akoma sot nuk dihet.
Në fundin e veprave në pjesën e nënshkruar “Eddai”, me largpamësinë që i kishte dhuruar All-llahu, kishte lajmëruar shumë më parë se do të rrëzohej varri i tij.
EDDAİ70
Kam një varr të rrëzuar,
që është grumbulluar në shtatëdhjetë e nëntë kufoma
me mëkate të mjerueshme,71
e tetëdhjeta për varrin e tij u bë pllakë varri fatkeqësish,
që po qan për mjerimin e islamit,
me pllakën e varrit tim gjëmojnë të gjithë të vdekurit,
e në këtë mënyrë vrapoj në fushën e përjetshme të së nesërmes,
i bindur se qielli i së ardhmes së bashku me Azinë komplet,
do të dorëzohen në duart e bardha të islamit.
Sepse është dora e djathtë e bollëkut,
që vjen nga besimi, e i garanton popullit qetësinë dhe besnikërinë...