Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 170
(1-182)

Në çdo rast vë në dukje domosdoshmërinë e bashkimit të diturisë së fesë me atë të shkencës. Bediuzzamani këtë e ka parë si shkak përparimi, si për jetën materiale, ashtu edhe për jetën shpirtërore. Ai thotë: “Individët duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e profesionit që kanë aftësi, për të përparuar me iniciativat e veta, duke u bashkuar dhe punuar me ekspertë të profesionit të vet. Në mënyrë të tmerrshme kritikonte të pakujdesshmit që nuk donin të merrnin obligim mbi vete. Ndërsa në kohën e fundit të osmanllinjëve, ai vetë personalisht shkoi në kryeqytetin osman, Stambollë, që të marrë pjesë në kanalizimin e lirisë në gjendjen pozitive. Duke i nxitur që për jetën sociale të importojnë teknologji nga Evropa, kurse për mekanizmat e qeverisjes tërhiqte vërejtjen që të vendosen mbi principet e Kur`anit famëlartë. Në mënyrë të tmerrshme ua këshillonte që të mos merrnin modelin e çthurur të qytetërimit evropian. Kur plasi Lufta e Parë Botërore, vrapoi në front. Por fatkeqësisht bashkë me perandorinë edhe ai u tërhoq në skamje. Në këtë kohë u shkatërrua e kaluara me të gjitha modelet e tyre të lëvizjes së besimit, dituritë dhe kërkesat e tyre.

Bediuzzamani mori parasysh që të ndërtojë të gjitha idealet e rrëzuara. Qëllimi i tij kryesor ishte njeriu. Jeta e tij do të vazhdonte nëpër burgje dhe internime. Por përsëri ai do t’ia lajmëronte njeriut detyrën e tij, domosdoshmërinë e besimit, duke i treguar forcën e shpirtit me besim, në të cilën vetëm më të bota mund të marrë formën e duhur. Ai u përpoq që përsëri ta fitojë njeriun besimtar...

Ai kërkonte të drejtën dhe drejtësinë, ai vetëm ka dhënë dhe asnjë herë nuk i ka kërkuar dikujt diçka. Ai do të bëhet sakrifikues, nuk do të nervozohet, nuk do të hidhërohet dhe vetëm do të lajmërojë, do të tregojë dhe do të kumtojë të vërtetat e besimit. Më në fund pas përpjekjes së tridhjetë vjetëve, bëri sukses që të bindë mendjet dhe të hyjë në zemra dhe në këtë mënyrë zëri i tij filloi të gjejë vend në të gjitha ndërgjegjet e muslimanëve, ndërsa errësira e mosbesimit materialist dhe e veprave të çthurura, filluan që të këmbejnë vendin me dritat e Kur`anit, të shpallura nga Bediuzzaman Said Nursiu. Dhjetë vjetët e fundit të jetës së tij i emërton si periudha e Saidit të tretë. Këto vite i ka kaluar duke u tërhequr tërësisht në vetmi dhe duke u larguar nga bota, duke kaluar pengesat dhe duke përjetuar kulmin e frymëzimit të botërave të kuptimit. Në këtë mënyrë ai priste pranverën dhe lulëzimin e farërave të Nurit, që i kishte mbjellur në arat e muslimanëve. Ai kishte një dëshirë të zjarrtë që njërëzit t’i shikonte si besimtarë. Ai vazhdimisht i tërhiqte verejtjen organeve kompetente që t’i ngrinin perdet penguese të lirisë dhe demokracisë. Ai përkundra të gjitha torturave që kishte vuajtur, përballë ndëshkimeve të pamasë, helmimeve, burgjeve dhe internimeve, ndaj shkaktarëve të këtyre ai dilte vetëm se duke i falur ata. Porosia e tij e fundit ishte kjo: “Shokët e mi, mos u hakmerrni për mua”. Ai duke dalur për në udhëtimin e përjetësisë, me jetën e tij la një përgjigje për problemet që njerëzimi ishte duke kërkuar. Këto hulumtime tona modeste që bëmë për autorin e madh, Bediuzzamanin, na sollën në përfundimin se, ai para së gjithash ishte njeriu i të drejtave dhe i logjikës.

Që në vitin 1910 nëpër ligjërata ka shprehur se ligji i fesë islame, të drejtat e të krishterëve i njeh të barabarta me ato të muslimanëve. Ai është i mendimit që, “për gabimin e dikujt, fëmija dhe të afërmit e tij nuk janë fajtorë. Jeta e një të pafajshmi nuk sakrifikohet edhe në qoftë se ajo është për shpëtimin e të gjithë njerëzimit. Reaksioni i vërtetë është t’i kthesh njerëzit në të kaluarën, në ato ditë që kanë qenë të pafe. Laicizmi ashtu siç nuk duhet t’i prekë ateistët e devijuar, ashtu nuk duhet t’i prekë edhe besimtarët që punojnë për ahiret. Nëpunësit e shtetit nuk janë për të gjykuar popullin, por për t’i shërbyer atij.”

Nuk ka ze