Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 169
(1-182)

Ja pra pasuria e Bediuzzamanit, modestia me të cilën ka jetuar, rroba të cilat me vështirësi mbushnin një valixhe. Por ai ka lënë një ideal të lartë. Ai ka thënë:

“I them të gjithëve se, qëllimi dhe programi im dhe i Risale-i Nurit, është që me sekretin e të vërtetave të Kur’anit dhe me mrekullinë e Tij magjepsëse, me të vërteta e besimit, t’i shpëtojmë të pafatët nga ekzekutimi i përgjithshëm i vdekjes, sepse kapitali i punëve tona është në shesh dhe vetëm në këtë mënyrë popujt fisnikë muslimanë mund të shpëtojnë nga çdo lëvizje anarkiste.”

All-llahu i madhëruar autorin e madh e shpërbleftë me mëshirën e Tij dhe neve na tërheqtë vëmendjen që në të vertetë ta njohim atë!

c) Dua (lutje):

“O Zoti im dhe o Zoti i qiejve dhe i të gjithë botërave!

O Krijuesi im dhe Krijuesi i çdo gjëje! Ti me fuqinë, vullnetin, gjithëdijen, gjykimin dhe mëshirën tënde, ke bërë që të të përulen Ty, qiejt me gjithë yje, toka me çka ka dhe të gjithë krijesat me cilësitë e fenomeneve të tyre. Silli që veset t’i nënshtrohen logjikës sonë! Sillna që të bëjmë sukses në punët e hajrit! Për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit silli që mendjet dhe zemrat e njerëzve të bëjnë dobi nga Risale-i Nur! Mua dhe vëllezërve të mi sillna besim të plotë që ta përfundojmë jetën me të mirë. Ashtu siç ia ke nënshtruar Hz. Ibrahimit (a.s.) zjarrin, Hz. Davudit (a.s.) malin dhe hekurin, Hz. Sulejmanit (a.s.) xhinnët e njerëzit dhe Hazreti Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam diellin dhe hënën, le të nënshtrohen edhe zemrat dhe mendjet e njerëzve ndaj Risale-i Nurit!.. Mua dhe nxënësit e Nurit na mbro nga sherret e shejtanit dhe torturat e varrit dhe nga zjarri i xhehennemit dhe me mëshirën Tënde bëna që të hyjmë në xhennetin firdeus. Amin! Amin! Amin!...”

Said Nursi



PËRFUNDIM

Bediuzzamani është një prej figurave që është folur shumë gjatë shek. XX dhe në vazhdimësi. Sakrificat në rrugën e idealit të vet, në moshën prej mëse një shekulli, ka për të bërë që përsëri edhe një shekull të flitet mbi të. Bediuzzamani jetën e tij e ka ndarë në tre periudha. Saidi i moçëm përkon në kohën e fundit të Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë interesohet me ngulm për lartësimin e popullit në jetën sociale dhe për përmirësimin e medreseve.

Nuk ka ze