Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 172
(1-182)

Po të marrësh parasysh se dyzet vjet të jetës, autori i ka kaluar në internime dhe burgime, duke mos pasur libër tjetër përveç Kur’anit, gjatë periudhës së shkruarjes së Risale-i Nurit, tregon edhe një herë se janë shkruar me frymëzimin e Mëshirës Hyjnore.

Bediuzzamani ka lexuar pothuajse të gjithë librat që janë shkruar që nga koha e sahabeve e deri në kohën e tij, libra të kulturës islame, shkencës, etj.. Ai i ka bashkuar dituritë e fesë me ato të shkencës.

5- Simpoziumet

Mbi librat e Risale-i Nurit janë bërë shumë hulumtime. Veçanërisht universitete të ndryshme dhe shoqëri, kanë organizuar simpoziume dhe konferenca, ku ekspertë të fushave të ndryshme kanë diskutuar mbi këto libra, duke parashtruar mendimet pozitive. Deri më sot janë bërë mbi 16 simpoziume ndërkomtare, në Stamboll, Sh.B.A., Egjipt, Malajzi, Marok, Gjermani, Jordani e në vende të tjera, ku kanë marrë pjesë njerëz nga 35 shtete, mbi njëqind shoqata, universitete, të cilët kanë paraqitur mbi 50 profesorë, doktorë të degëve të ndryshme, të cilët duke hulumtuar Risale-i Nurin kanë parashtruar mendimet e tyre.

a) Simpoziumet që janë bërë në Turqi:

1. (Panel I) “Në përvjetorin e 30 të vdekjes, mendimet e Said Nursiut dhe vendi i tij në mendimin islam”, Stamboll, 1990.

(Panel II) “Problemi i identitetit në botën islame dhe Bediuzzaman Said Nursiu”, Stamboll, 1991.

2. “Rinovimi i mendimit islam në shek. XX dhe Bediuzzaman Said Nursiu”, Simpozium Ndërkombëtar, Stamboll, 1992.

3. “Simpoziumi i III-të Ndërkombëtar i Bediuzzamanit”, Stamboll, 1995.

4. “Një afrim bashkëkohor në kuptimin e Kur’anit, Shembulli i Risale-i Nurit”, Stamboll, 1998.

5. “Pikëpamja e njeriut në Kur’an sipas Risale-i Nurit”, Stamboll, 2002.

6. “Globalizmi dhe etika nën dritën e Risale-i Nurit”, Stamboll, 2002.

b) Disa nga temat e mbajtura në simpoziume:

• Prof. Dr. Kelton Cobb, (Hartford Univ.,Sh.B.A.), “Mesazhi hyjnor dhe shkencat logjike tek Bediuzzaman Said Nursiu dhe Paul Tillich”.

• Prof. Dr. Grigore George (Univ. Bukureshtit), “Njeriu si një mikrokozmos në veprat Risale-i Nur të Said Nursiut”.

• Dr. Yasien Muhammed (Western Cape Univ.), Afrika e Jugut, “Kaderi dhe vullneti i lirë në mendimet e Muhammed Ikbalit dhe Said Nursiut”.

• Prof. Dr. Fikret Karciç, Universiteti Islam, Malejzi / Kosovë, “Koha, historia dhe njeriu në Kur’an sipas Risale-i Nurit”.

• Dr. Musa el-Basit, Univ. i Shkencave Islame, Palestinë, “Modeli i njeriut me lëkundje nga Teuhidi sipas Risale-i Nurit”.

• Dr. Cecilia Marton Moreira, psikologe, Brazil, “Një studim psikologjik mbi Risale-i Nur”.

• Prof. Dr. Ammar Xhidal, Univ. i Algjerisë, “Principi i njeriut sipas Risale-i Nurit”.

• Prof. Dr. Abdulkadir Muhammed Ahmed, Univ. Khartohum, Sudan, “Mëshira në Kur’an sipas Risale-i Nurit”.

Nuk ka ze