Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 168
(1-182)

b) Testamenti dhe porositë

“Miqve dhe vëllezërve të Nurit i shpalli amanetin tim:

- Mua nuk më ka mbetur forcë që të bëj ndonjë detyrë të Nurit. Ndoshta për mua nuk ka më nevojë. Disa herë helmim, pleqëria dhe sëmundjet, më duket se nuk do të më lejojnë që të jetoj më. Në qoftë se nuk më vjen vdekja, për të cilën më ka marrë malli shumë, në qoftë se jetoj pas kësaj kohe, trupi im konsiderohet një kufomë, prandaj u detyrova që t’ua shkruaj këtë.

E falenderoj shumë Krijuesin e Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplotë, që për studimet e diturisë e sidomos për dijet e shkencave te besimit, nuk më detyroi që t’i lyp ndokujt ndonjë lëmoshë, që të prishi principet që kisha akoma nga fëmijëria. Duke qenë edhe shumë i varfër, përpiqesha që të furnizoj edhe rreth 30 nxënës. Në këtë menyrë edhe nxënësit e Saidit nuk u detyruan që ta shesin dijen për interes...”

Rrobat e mbetura të Said Nursiut regjistrohen nga organet kopetente me anë të Xhemal Çopurit, të cilat ishin:

Një xhybe prej stofit gabardin me vlerë 4000 grosh

Një palë pantallona " 2500 "

Një sexhade " 1500 "

Një saat Omega " 2500-3000 lira

Një busull " 10 "

Një këmishë pambuku " 15 "

Një palë çorapë të leshta " 2 "

3 shami " 100 groshë

Një fes të gjelbër me çallmë 300 lira

Një saxhade pëlhure " 10 "

Një jastëk " 5 "

Një jorgan i vogël " 35 "

Një termus " 5 lira

Një ibrik " 5 "

Një çadër " 750 grosh

Një legen i vogël " 500 "

Një çantë " 750 "

Një rrip prej një stofi të vjetër, një fes, një këmishë dhe një shami, me vlerë 500 groshë.72

Nuk ka ze