Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 156
(1-182)

Dhe për të përfituar jetën e përjetshme mjeti i parë dhe çelësi i jetës së lumtur është besimi, për këtë arsye duhet që të punoj për ta fituar atë. Por pasi All-llahu i Madhëruar më ka dhuruar diturinë dhe feja islame më urdhëron që të bëhem i dobishëm edhe për të tjerët, unë jam i gatshëm. Ai shërbim do të bëhet në dobi të shoqërisë. Ja për këtë e braktisa atë anë dhe zgjodha që t’i shërbej shërbimit të besimit, sepse për mua ajo është më e rëndësishme, më e sigurtë dhe më e vyer... Përballë këtij shërbimi, përveç shejtanit askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë, qoftë besimtarë apo mosbesimtarë, qoftë i mirë apo i keq, sepse ateizmi nuk ngjason me asgjë. Mizoria, zullumi, plotësimi i dëshirave të veseve, apo bërja e gjynaheve të mëdha, i jep njeriut shije djadhëzore. Kurse mosbesimi nuk mban asnjë lloj shijeje. Ai mban errësirë e torturë brenda torturave. Në këtë rast politika për mua është një çmenduri saqë edhe të çmendurit mund ta kuptojnë, që tani në kohën e pleqërisë të lë shërbimin që vlen për jetën e përjetshme dhe të merrem me politikë. Po qe se më pyesni përse Kur`ani dhe shërbimi i besimit të ndalojnë që të hysh në politikë, unë i përgjigjem se të vërtetat e Kur`anit duke qenë në vlerën e diamanteve, është e natyrshme që të mendohet se të vërtetat e Kur’anit po i abuzoj për politikë. Në këtë rast vlera e diamantëve, rrëzohet në copa qelqi të pavlerë. Kështu duke u marrë me politikë, diamanteve të Kur’anit do tua kisha zbritur vlerën, duke i bërë zullum.

Tani o adhuruesit e botës! Përse mundoheni me mua? Për çfarë nuk më lëni rehat në gjendjen time? Në politikë, një herë pashë se një teolog, akuzonte dhe shpifte për një dijetar të devotshëm, duke thënë se është kafir (mosbesimtar), për arsye se nuk përkrahte partinë e tij. Kurse njërin që e përkrahte partinë e tij e ngrinte në qiell duke e lavdëruar. Që prej asaj kohe u trishtova nga rezultati i keq i politikës dhe thashë:

“Eudhubil-lahi mine’sh-shejtani ues-siyaseti”. (Mbështetem tek All-llahu (xh.sh.) nga dëmi i shejtanit dhe i politkës.)

Dhe prej asaj kohe i dhashë fund të të marrurit me politikë.60

Pyetje: Përse nuk i përgjigjesh me politikë këtyre hipokrizive që të ndëshkojnë vazhdimisht?

Përgjigje: Në këtë kohë për besimtarët rreziku më i madh vjen nga devijimi i filozofisë materialiste. Ata përpiqen të na zhdukin besimin që kemi në zemër, duke na sulmuar me shkencat fizike. Ilaçi i efektshëm i këtij problemi është t’ua kumtosh dritën, pra Risale-i Nurin dhe vetëm në këtë mënyrë duke i mjekuar zemrat mund të shpëtohet besimi. Po qe se vepron me rryma politike, atëherë edhe sikur të ngadhënjesh, ateistët shndërrohen në formën e hipokritëve. Hipokriti është më i ashpër se ateisti. Domethënë topuzi i politikës në këtë kohë nuk i përmirëson zemrat. Në këtë rast mosbesimi fshehet në zemër. Por edhe këtë po ua them se, një person i dobët si unë nuk mund t’i mbajë të dyja. Për këtë arsye jam i detyruar që më tërë fuqinë time të kapem pas dritave të Nurit. Çfarëdo lloj politike duhet ta hedhim mënjanë. Cilësitë dhe virtytet e Risale-i Nurit janë: Mëshira; Ndërgjegjja; Vërtetësia dhe Drejtësia. Këto cilësi neve na kanë penguar nga politika. Sepse të pafajshmit bien në fatkeqësi, e kështu i bëjmë zullum atyre... Njerëzit e drejtë po qe se mundohen ta mbrojnë hakun e tyre me forcë fizike, me një zullum të madh apo me protestat e njëanshmërisë, do të djegin shumë të pafajshëm, duke bërë zullum, e në këtë rast edhe i drejti më shumë se rivali i tij do të bëhet zullumqar.

Nuk ka ze