Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 153
(1-182)

Në një gjyq për të më burgosur më hetojnë me muaj dhe me vite për të më gjetur ndonjë krim. Më në fund edhe ai nuk po mundet të marrë ndonjë rezultat. Në këtë mënyrë po më zvarrisin nga një ndëshkim në tjetrin, nga një fatkeqësi në tjetrën. Kështu më kaloi një kohë e gjatë prej njëzetetetë vitesh. Si përfundim edhe ata vetë e morën vesh se nuk kam lidhje me ndonjë krim që të më akuzojnë. Këtë ata e bëjnë me qëllim, apo me shtytjen e dikujt? Të gjithë e dinë se nuk jam një person që e shpërdoroj fenë për politikë. Këtë e dinë mirë edhe ata që më akuzojnë me krim. Atëherë për çfarë arsye duke mos pasur asnjë lloj krimi, përballohem vazhdimisht me mizoritë e inatçorëve? Përse nuk arrij të shpëtoj nga këto fatkeqësi?

Këto punë a nuk kundërshtojnë drejtësinë hyjnore? Kaloi një çerek shekulli dhe s’arrija të gjeja përgjigjen e këtyre pyetjeve. Tani e kuptova përgjigjen e vërtetë të pyetjeve se për çfarë arsye më ndëshkojnë fatkeqësitë. Qenkan shkaqe që të përparoj shpirtërisht dhe fizikisht në shërbimin e Kur’anit. Tani unë duke falenderuar All-llahun e Madhëruar lajmëroj se ato ndëshkime qenkan shtytje për t’i shërbyer besimit edhe materialisht edhe shpirtërisht dhe të përsosem që të shpëtoj nga tortura e xhehennemit. Zemra dhe shpirti im pengohej nga një forcë shpirtërore, duke mos lejuar që të përpiqem për jetën time individuale. Unë me shtytjen e diturisë time të zakonshme, u shtyva që të mos kem ndonjë pikësynim përveç kënaqësisë së All-llahut (xh.sh.) dhe u drejtova që të përpiqem vetëm në shërbimin e besimit. Sepse në këtë kohë për të bërë një shërbim ndikues duhet që të mos shpërdorosh asnjë gjë, atëherë idea yte rreth shërbimit të besimit mund të arrijë mbi të gjithë idetë dhe në këtë mënyrë duke ndikuar me adhurimet e zakonshme, ua mëson shërbimin atyreve që nuk dinë dhe atyreve që ndjejnë nevojë që ta dinë. Në këtë jetë të ngatërruar, duke përjetuar diçka vetë edhe të tjerëve duhet që t’i japësh mësimin dhe t’i bindësh inatçorët e ashpër. Në këtë mënyrë mund t’ia thyesh inatin të devijuarve dhe ateistëve absolutë. Vetëm kështu mund ta bindësh dikë që nuk mban ndonjë interes tjetër. Kështu nën këto kushte, këtë forcë mund ta garantosh vetëm atëherë kur fenë nuk e abuzon as për një send, as për ndonjë interes personal të kësaj bote, apo edhe të asaj shpirtërore. Përndryshe mbi ateizmin që ka pjellur komunitetin e të devijuarve dhe fraksionet, nuk do të mund të ngadhënjehesh, sikur të jesh edhe në gjendje të lartë shpirtërore, sepse ai mban personalitetin e përmbledhur nga grupe të ndryshme të të devijuarve dhe nuk arrin t’i heshtësh të gjitha dyshimet e tij. Unë e falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) që nuk e abuzova fenë për çështje politike. Jashta vullnetit tim, që njëzetetetë vjet, All-llahu i Madhëruar më tërheq vërejtjen duke më goditur me duart e njerëzve mizorë, që kanë këtë kuptim: “Mos! Të vërtetat e fesë mos i abuzo për interesat e tua personale, derisa nevojtarët e besimit të shpëtojnë nga shtytjet e shejtanit e të veseve dhe ta kuptojnë se vetëm e vërteta po flet.”

Tani vetëm kjo është arsyeja që Risale-i Nur, duke ndikuar mbi zemrat dhe shpirtërat, entuziasmon ndërgjegjet ndaj vetes së tij. Ndërsa qindra mijëra dijetarë, me mijëra libra të tyre dhe me gojtarinë më të madhe, kumtojnë të njëjtat të vërteta. Por megjithatë nuk po mundin t’i dalin përpara ateizmit. Kurse tani fuqia dhe aftësia nuk janë të Saidit. Flet e vërteta, e vërteta e besimit. Meqë të vërtetat e Nurit po ndikojnë në zemrat e nevojtarëve të besimit, për to jo një, por edhe njëqind Saidë i sakrifikoj.

Nuk ka ze