Ndërsa Bediuzzamani universin e shikonte në formën e një shkolle, pjesët e saja, pra të gjithësisë për të ishin nga një mjet apo letër hyjnore, që shërbejnë për të studiuar. Ai nuk e vlerësonte përparimin vetëm në fushën fizike, por thoshte se: “Çdo musliman duhet ta bëjë medrese shtëpinë e tij. Çdo zot shtëpie po qe se në shtëpinë e tij ka 4-5 vetë, i mbledh edhe 3-4 nga fqinjët dhe mes tyre një shtëpi e bëjnë Medrese-i Nurije. Kur nuk kanë punë së paku pesë apo dhjetë minuta le të lexojnë Risale-i Nur, apo ta dëgjojnë nga të tjerët, pra të angazhohen me të. Në këtë mënyrë fitojnë sevapin e pesë llojeve të ibadeteve dhe mund të fitojnë pozitën e nxënësit të vërtetë që është sqaruar në “Fragmentin e sinqeritetit”.55
Në një lagje kur mblidhen nxënësit e risaleve, krijojnë një personalitet shpirtëror, duke u bërë një qendër ku nevojtarëve t’u arrijnë të vërtetat e Nurit. Në këtë drejtim Bediuzzamani në ditët kur qëndronte në nënprefekturën e Emirdagut, shpalli një letër ku thuhej: “Meqë Risale-i Nur, në dorën e Kur’anit famëlartë është një shpatë diamanti për të mundur edhe armiqtë më inatçorë, ai është gati për t’i dhënë ilaç zemrave, shpirtërave dhe shqisave, sepse ka buruar vetëm nga barnatoret e Kur’anit, i cili është një kumtues i vërtetë i tij. Risale-i Nur kryen një detyrë të rëndësishme ndaj propagandave të tmerrshme të armiqve, veçanërisht me “Çështjen e gjashtë” të librit “Argumentet e besimit”. Secili kur ta lexojë, mund të bëjë pak dobi në vetvete. Ja secili çdo çështje s’mund ta kuptojë mirë. Meqenëse janë shpjegime të të vërtetave të besimit, duhet të shkoni edhe nëpër dershane ku njeri lexon tjerët dëgjojnë se ato përmbajnë edhe vlerën e adhurimit, ato janë shkenca që njoftojnë All-llahun (xh.sh.). Kemi shpresë se rezultati i njëzet vjetëve në medresetë klasike, Risale-i Nur ia garanton njeriut brenda dhjetë javëve. Risale-i Nur duke rrjedhur nga Kur’ani, është një dobi edhe për shtetin, popullin, atdheun, jetën materiale dhe atë shpirtërore, prandaj jo ta pengosh atë, por duhet të nxiten për botimin dhe qarkullimin e tij”.56
Përballë kërkesave që vinin nga të gjitha anët, nxënësit e Risale-i Nurit në krahina e fshatra, mblidheshin nëpër shtëpi që të lexonin këto libra. Mësuesi Bediuzzaman, në zanafillë thelbin e këtij shërbimi, medresenë (ders’hanen) e parë, e hapi në fshatin Barla, ku qëndroi nëntë vjet, duke e bërë shtëpinë e tij vakuf, që të bëhet qendër e përhapjes së Risale-i Nurit nëpër gjashtë vilajete.
Në këtë mënyrë Risale-i Nur filloi të lexohej së pari në Isparta me të gjithë rrethinat e saj, në Dijarbakër dhe në të gjitha krahinat lindore. Kurse sot, me të njëjtin qëllim, nxënësit e Nurit janë përhapur në të gjithë botën, duke dhënë kontributin e tyre në shërbim të besimit.
Pas vdekjes së Bediuzzamanit, nxënësit e tij për të vazhduar idenë e mësuesit, jetën e tyre ia kushtuan shërbimit të besimit, duke u munduar me zell që të përhapin mësimet e Risale-i Nurit. Në dhomën e Bediuzzamanit ishte varur një panoramë, përmbajtja e së cilës e ndalonte marrjen nëpër gojë (gijbetin). Merreshin të gjitha masat që namazi i mëngjesit të mos mbesë pa u falur në kohën e vet. Ushqimin e hanin në kohën e caktuar. Para se të falnin namazin, i kushtonin kujdes veshjes së xhybes dhe vendosjes së çallmës, siç i ka veshur edhe Profeti (a.s.m.), duke zotëruar një devotshmëri të madhe. Ata nuk bënin biseda dhe të qeshura boshe.