Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 148
(1-182)

Mustafa Sungur thotë se nuk duhet ta ngatërrojmë jetën e tij në fushën materiale, me ato të virtyteve shpirtërore të cilat vazhduan deri në çastet e fundit të jetës së tij. Nga kjo gjendje e tij është shfaqur një shërbim i besimit që do të zgjatet deri në fundin e botës.

Virtytet madhështore të tij akoma shumë më mirë vihen re tek jeta e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Të gjithë njerëzit e ndritur, dikush më shumë e dikush më pak, kanë marrë pjesë nga cilësitë e larta të jetës së Pejgamberit (a.s.m.).

Duhet të lavdërohemi shumë me Saidin për të vetmen arsye se ka qenë një person i sinqertë nga ummeti i Muhammedit (a.s.m.), e për këtë arsye lavdi i tij dilte në kupë të qiellit. Tek ai sundonte besimi dhe sinqeriteti i paarritshëm.

Ai ka qenë një pasqyrë e denjë e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Ai ka arritur ta përshtasë këtë pasqyrim me kushtet e shekullit, duke marrë në dorë edhe të vërtetat e shkencave materiale.

Said Nursiu ka qenë gjithashtu edhe një komandant i ashpër. Neve shumë herë na tërhiqte vërejtjen duke na thënë se: “Unë nuk dyshoj në zemrat e juaja, por për arsye se mendjet anohen andej këndej, ka mundësi të lakoheni.”

Në burgun e Afjonit i falnim pesë kohët e namazit me xhemat me mësuesin. Ai për të falur namazin e tehexxhudit (namazi i natës), ngrihej shumë herët dhe deri në namazin e mëngjesit (sabahut) këndonte “evrad”ët (duatë që i kishte bërë zakon për vete). Në mëngjes na zgjonte dhe namazin e sabahut e falnim me xhemat. Vëlla Zybejri më tha: “Ta bëjmë me radhë, të ngrihemi herët dhe mësuesit t’ia hedhim ujë që të marrë abdest dhe kështu bëmë. Natën e parë u ngrit vëlla Zybejri, natën e dytë u ngrita unë. Mësuesi nuk foli fare, mori abdest me seriozitet dhe hyri në dhomën e tij e deri në mëngjes këndoi lutjet me zë. Ai ngrihej afërsisht katër orë para mëngjesit. Në këtë mënyrë vetëm dy netë u ngritëm, më pas refuzoi duke na thënë se: “Që tridhjetë e pesë vjet të jetës sime, mua s’më ka parë kush natën, kam qenë i vetëm dhe përsëri dua të vazhdoj i vetëm.” E vazhdoi duke lexuar lutjet deri në namazin e mëngjesit. Gjithashtu pesëmbëdhjetë minuta lexonte një pjesë nga Risale-i Nur, pastaj falnim namazin e mëngjesit.

Ai thonte se nuk i vinte rëndë aspak edhe sikur ta përsëriste me mijëra herë dhikrin që bënte. Pa përjashtim çdo natë, 4-5 orë para mëngjesit angazhohej me lutje dhe në fund e mbyllte duke lexuar disa pjesë nga Hizbul-Ekber-i Nuri (lutjet që i kishte zgjedhur nga Kur’ani Famëlartë) dhe pastaj thoshte se nuk i mbetej fare lodhje. Një herë i kishte thënë njërit prej nxënësve të tij, Zybejrit se, “për të bërë ibadet (adhurim) gjatë natës, njëzet vjet kam luftuar me nefsin tim, pastaj nuk pata më nevojë”.

Neve nuk na mjafton aftësia dhe fuqia që të shpjegojmë mësuesin e ndershëm. Bisedat e tij me vizitorët; nëpunësve, shkollarëve, politikanëve, etj., u ka dhënë mësime të vërteta atyre. Atë askush nuk ka arritur ta ndajë nga Krijuesi i vet, nga dhikri, nga meditimi për All-llahun, megjithë moshën e tij përmbi të tetëdhjetave.

Nuk ka ze