Populli pati nevojë që të mbushë zbrazëtinë e moralit që u kishte humbur dhe shkatërruar me revolucionin republikan. Dhe këtë e bëri Risale-i Nur. Said Nursiu e ka ditur shumë mirë se ka kaluar ajo kohë që populli të sillet rreth hoxhës apo shehut. Ai nxënësit dhe lexuesit e Risale-i Nurit i këshillonte të mblidhen rreth librave e jo personave.
A ka qenë Said Nursiu një demokrat?
Dihet se edhe në kohën e sulltan Abdulhamitit, ai ka anuar nga liria... derisa në 1908, kur ka mbajtur ligjëratën në Selanik, ka anuar nga reforma kushtetuese.
Atje ku nuk ka besim, aty s’ka as liri, që do të thotë se tek një popull për të ndërtuar besimin, liria është e domosdoshme.
Said Nursiu ka qenë kundër atyre që mendojnë që shteti të sundojë islamin dhe partitë fenë. Ai ishte i mendimit që demokracinë ta pranojmë si mjet pa dhunë. Dhe kështu doli në shesh se Said Nursiu ka qenë një demokrat dhe ka anuar nga civilizimi i jetës shoqërore.
Said Nursiu ka parë se në kohën e fundit të osmanllinjve, për shkak të kontrollit të shtetit, besimi i fesë islame tërësisht ka rënë në imitim. Në këtë mënyrë ai po shkonte drejt zhdukjes. Said Nursiu kërkoi që të shpëtonte islamin nga fetarët e paditur.
Qëllimi i tij ishte që secilit t’ia hapë derën e islamit dhe individëve t’i garantojë kuptimin e njohjes së islamit. Dhe Risale-i Nuri e bëri këtë. Tani nëpër të gjithë Turqinë, në dhjetëra mijëra vende lexohen këto libra, duke u bërë shkas që dituria e fesë islame të përhapet kudo. Përmbledhja e Risale-i Nurit i ngjan një pusi që vazhdimisht gërmohet dhe s’i gjendet fundi kurrë.
g) Takimi i Bediuzzamanit me patrikun
Bediuzzamani i ka dhëne rëndësi bashkëpunimit me udhëheqësit e krishterë kundër filozofëve ateistë, duke u bazuar edhe në hadithe të Pejgamberit (a.s.m.).
Në librin e tij “Shkëlqimet”, thotë: “Është e vërtetuar me hadith të saktë se, në kohën e ahirzamanit (pak para fundit të botës), muslimanët duhet të bashkëpunojnë me fetarët e sinqertë të krishterë, për ta refuzuar dhe qëndruar kundër armikut të përbashkët, ateizmit. Pra jo vetëm me muslimanët, por edhe mosmarrëveshjet e tyre me të krishterët duhet të lihen mënjanë, duke jetuar bashkë dhe duke mos marrë parasysh pikat jo të përbashkëta.”50 Kështu Bediuzzamani është përpjekur që ta përhapë këtë rrugë.
Më këtë qëllim me 22 shkurt 1951, kryepriftit të Vatikanit i ka dërguar një libër me titull “Dhulfikar”, ku tema kryesore e librit ishte njësimi i All-llahut (xh.sh.), profetësia e Muhammedit (a.s.m.) dhe se Kur’ani është fjala e All-llahut (xh.sh.). Prifti e ka mirëpranuar atë libër. Kuvendi priftëror e ka vlerësuar Bediuzzamanin me një letër, duke i kumtuar edhe një telegram i cili thotë:
“Nga kryesekretaria e Selisë së Shenjtë
Nr. 232247, dt. 22.02.1951
Zotëri!..