Por përsëri këto nuk janë ndonjë shoqatë antikomuniste apo antimasoniste. Ja këta nuk kanë lidhje me kurrfarë shoqate. Qëllimi i tyre është vetëm se të vendosin në zemrat e njerëzve besimin e argumentuar.
Besimi i nxënësve të Nurit mbështetet në diturinë e cila argumentohet me anë të shkencave natyrore. Ata mosdijen dhe injorancën e quajnë si armikun më të madh, duke ditur se besimi pa dije e ka moshën e shkurtër. Sepse në këtë kohë të pozitivizmit, nuk vlen besimi me imitim. Imani (besimi) merr vlerën e pamohueshme, atëhere kur vendoset mbi themelet e diturisë pozitiviste.
Është për t’u habitur se kjo shkollë besimi dhe diturie, nuk ka ndonjë banesë të veçantë, as program organizate, as qendër apo filial, as shef, etj.. Nuk ka kurrfarë regjistrimi për të hyrë aty. Ky është një institucion i vendosur në ndërgjegje. Nuk është i kufizuar as me kohë e as me vend. Risale-i Nur ka buruar nga Kur’ani dhe Kur’ani është një thesar i shkencave, i cili nuk soset kurrë. Veprat e Risale-i Nurit janë pika të atij oqeani. Nxënësit e shkollës së Risale-i Nurit janë të gjithë ata që kanë besimin në zemër apo përpiqen ta zotërojnë atë. Për t’u regjistruar në këtë shkollë, nuk ka nevojë të merret ndonjë leje. Nga veprat e Risaleve bëjnë dobi njerëzit, nga ata më të thjeshtit, deri tek intelektualët më të lartë, sipas aftësisë së tyre. Zemrat dhe shpirtërat e nxënësve të Risaleve mes vete, nuk kanë kurrfarë dallimi ashtu siç kanë tarikatet. Por autori i Risale-i Nurit është vetëm një mësues i jashtëzakonshëm. Ai nxënësit nuk i ka lidhur pas vetes së tij. Kjo është një ide që sillet mbi boshtin e Risale-i Nurit, që deri tani asnjë autor nuk ka mundur të bëjë sukses.
Bediuzzaman Said Nursiu me një bindje të plotë, ka kuptuar nevojën e shkollës së besimit, sepse vetë ka mundur të njohë shekullin që jemi duke përjetuar. Filozofia materialiste i ka pushtuar zemrat e besimtarëve me errësirë. Pra duhet të përpiqemi që të shpëtojmë nga sulmet që po vijnë, sepse ajo nuk vjen nga një anë por nga rrugë të ndryshme të shkencave. Këtë besim të fortë ka mundur ta vendosë mbi ndërgjegjet dhe zemrat e njerëzve, që themelet e tyre të mos mund të rrëzohen derisa të jetë kjo botë.
Bediuzzamani nuk ka pritur kurrfarë shpërblimi, titulli, grade, apo statusi. Ai si një profesor që e ka kryer detyrën plotësisht dhe vetëm me një shpresë të madhe pret rezultatin, ai tashmë pret që shumë njerëz do ta shpëtojnë besimin dhe me këtë gëzim do të japë edhe shpirt.
Ja ky është virtyti i shkollës së “Universitetit” të Said Nursiut, që pas shumë ekspertizave, sot këto libra botohen në shumë shtëpi botuese të ndryshme. Që në vitin 1948 një prokuror ka thënë se janë pesëqind mijë nxënës të Risale-i Nurit, të cilët për të studiuar shkencat e ndryshme janë përhapur nëpër të gjithë atdheun.
Me ligjet e Turqisë komunizmi është armik i shtetit, e në këtë mënyrë nxënësit e Nurit i shërbejnë ligjit të shtetit. Komunizmi ashtu siç shkatërron fenë, shkatërron edhe kombin. Si ligji njëlloj edhe nxënësit e Nurit i kundërvihen masonizmit, sepse masonizmi është rrymë çifute, e cila me sulmet e saj përpiqet vetëm të shkatërrojë.
ç) Reportazhi i Eshref Edipit me Said Nursiun për gazetën “Sebilurreshad”.
Pyetje: Pas një periudhe të gjatë që je ndarë nga Stambolli, a u shqetësove për gjendjen e sotme të Stambollit.