Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 133
(1-182)

Mezashet e tij janë bërë shkak shpëtimi edhe për popujt më të kulturuar. Ai ashtu si me drejtësinë e fesë islame, edhe me ligjet e tij të sakta, 20% të llojit të njerëzve, në një periudhë të gjatë prej katërmbëdhjetë shekujsh, shpirtërisht dhe materialisht i ka bërë anëtarë të fesë së Tij. Përsëri ky personalitet (a.s.m.) me një bindje dhe besim, doli në shesh, ku të gjithë njerëzit e vërtetë, duke marrë frymëzim nga besimi i tij, së bashku dhe unanimisht dëshmojnë se feja që ka ardhur me anën e tij, është më e fortë dhe në shkallën më të lartë. Ai është i papërsëritshëm dhe askush nuk mund të arrijë tek forca e besimit të tij. Ai doli në shesh me një adhurim duke mos imituar askënd dhe bashkoi adhurimin e zanafillit me ato të fundit. Edhe ky argument si ato të parët tregon se ai është i papërngjashëm, sepse ai ndaj Krijuesit të tij është falur, përulur e lutur, në një shkallë të atillë që askush nuk ka mundur ta arrijë. P.sh. me lutjen e tij të “Xheushenul Kebir”-it, Krijuesin e vlerëson me admirim. Ai edhe në ibadet është i paarritshëm, sepse si ai askush nuk ka mundur të arrijë që ta njohë Zotin e Madhërueshëm. Ai i ka ftuar njerëzit tek feja e vërtetë, megjithëse, fisi, xhaxhai, shtetet e mëdha të botës dhe anëtarët e feve të vjetra ishin armiq me të. Megjithatë ai pa u tërhequr, pa u trembur, pa iu dridhur qerpiku, me një trimëri të madhe ka vazhduar deri në fund. Edhe kjo gjendje tregon se Muhammedi (a.s.m.) është i veçantë.

Tani përmbledhja e këtyre tetë gjendjeve të përmendura, a nuk është një dëshmi e mjaftueshme për ta vërtetuar profetësinë e tij të pashoq? Sepse këto gjendje për të vërtetuar besnikërinë, bindjen dhe seriozitetin e Pejgamberit (a.s.m.), janë një argument i fortë e i pamohueshëm. Për këtë arsye e gjithë bota islame çdo ditë pas çdo namazi, kur ulen në teshehhud, e përshëndesin me këto fjalë Profetin tonë (a.s.m.):

Dhe kështu vërtetojnë punën, bindjen dhe drejtësinë e fesë së vërtetë që na ka sjellur ai. Me fjalën:

“Bekimi dhe paqja qofshim mbi ty o Profeti i Zotit” shpirtërisht paraqesin përshëndetjet e pesëdhjetë milionëve, ndoshta përshëndetjen e miliarda muslimanëve, e në këtë mënyrë shpallin falenderimin, mirënjohjen dhe dëshirën që duan të takohen dhe ta vizitojnë të Dërguarin (a.s.m.)...

E treta, dëshmia e përgjithshme që mban me vete mijëra dëshmi:

Domethënë: Ky personalitet (a.s.m.) për profetësinë e tij është dëshmitar vetë, njelloj si dielli për vete. Sepse me një moral të mrekullueshëm, ka shpallur mijëra mrekulli dhe përsosmëri, që ato për Dërguarjen dhe besnikërinë e tij, janë argumente të forta. Ja pra Risale-i Nuri në fragmentet e “Mrekullive të Muhammedit (a.s.m.)”, me hadithe të vërteta ka shpallur mbi treqind mrekulli me saktësinë e ajeteve

Vërtetohet se me një gisht të dorës së tij, e ka ndarë hënën në dysh. Me hadith të saktë vërtetohet se nga gishtat e dorës së tij ka rrjedhur ujë si nga pesë çezme, duke i shuar etjen tërë ushtrisë, e kjo ka ndodhur dy herë. Në një sulm ndaj armiqve i ka hedhur një grusht dhé, ku secilit ushtar i ka hyrë nga një grusht në sy dhe kështu ia kanë mbathur.

Nuk ka ze