Në periudhën e burgut të Afjonit, prej njëmbëdhjetë muajsh, Gjykatës së Lartë i parashtrova një ankesë: Që tridhjetë vjet vuaj mërgimin, veçanërisht natën e harroj botën që jam duke jetuar në të dhe jam ai i cili, që njëzetetre vjet, me intriga të ndryshme akuzohem e dënohem me ndëshkime.
Unë tani trembem që të përzihem me njerëz dhe përveç atij që më shërben dhe disa që e sakrifikojnë veten në ders’hanet (mësonjëtoret) e Nurit, me askënd nuk dua të qëndroj asnjë moment. Gjithnjë jam penguar që të takohem me dashamirët dhe vëllezërit. Kam një çerek shekulli që po vuaj shumë.
Kjo gjendje bile çoi edhe në hidhërimin e All-llahut (xh.sh.), duke ardhur një i ftohtë i tmerrshëm....41
Shenja e parë: Muhammedi Alejhissalatu ues-selam ka bërë një ibadet (adhurim) të përgjithshëm. Ashtu siç e ka njohur Atë që ka besuar, ashtu edhe neve na ka njohur me Zotin e universit, me Edukatën Absolute dhe virtyte të bamirësisë së gjerë. Pra për këtë person kjo botë ka nevojë aq sa për diellin që nuk mund të jetojë pa të. Ai është mësuesi më i madh i njerëzimit, Pejgamberi i madh dhe lavdia e të gjitha botërave. Ai është që përballohet me lavdinë e kësaj shprehjeje 42
sepse e vërteta e Muhammedit (a.s.m.) është edhe shkaku i krijimit të universit dhe është edhe rezultati i tij. Profeti Muhammed (a.s.m). është fruti i përsosur i ekzistencës së gjithësisë, e në këtë mënyrë edhe ekzistenca e gjithësisë dhe përsosmëria e tij dhe pasqyrat e përjetshme të të Bukurit madhështor, shfaqen me ekzistencën e Muhammedit (a.s.m.). Madje në të pasqyrohen funksionet e vazhdueshme dhe veprat e Zotit të Gjithëdijshëm, të Krijuesit të arteve të ndryshme që janë nëpër gjithësi. Ato janë mesazhet e Allahut (xh.sh.) shkruar me kuptime të mëdha, të cilat mbajnë qëllime dhe janë angazhuar që të na lajmërojnë për jetën e përjetshme. Krijuesi i gjithësisë vetëm me këto tregon se të gjitha këto mbanin të vërtetat e një rezultatit të krijimit të qenieve të vetëdijshme, lajm ky që do t’ia plotësojë dëshirën e njerëzve të zellshëm me ringjalljen e dytë. Pra të gjitha këto që janë nëpër gjithësi, bëhen të kuptimta vetëm me të vërtetën e Profetit Muhammed (a.s.m.) dhe me dërguarjen e tij. Pra ashtu sikurse kjo gjithësi saktësisht dëshmon dërgueshmërinë e tij, ashtu edhe muslimanët dhe i gjithë njerëzimi me të gjitha krijesat dëshmojnë të. Sepse ai është shkak që të shpëtojmë nga asgjëja, nga zhdukja e përjetshme, nga humbja absolute, që krijesat e vetëdijshme me të gjitha aftësitë dhe fuqitë e tyre, gjithmonë luten që të shpëtojnë nga brenga e përkohshmërisë dhe të fitojnë një jetë të pafundme. Pra këtë sihariq që na ka dhënë Dërguarja e Ahmedit (a.s.m.) dhe të vërtetat e Muhammedit (a.s.m.), të gjithë të vetëdijshmit dëshmojnë duke thënë se ai është lavdia e llojit të njerëzve dhe nderi i të gjithë krijesave. Me sekretin e fjalës së shenjtë:
(shkaktari është si i bërësi), i Dërguari është shkaktari i sevapeve të çdo dite të treqind e pesëdhjetë milionë muslimanëve, pra një pjesë e sevapeve të muslimanëve regjistrohen në fletoren e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe prej tyre së paku dalin qindra milionë adhurues të devotshëm. Me këtë ekuilibrime, e patë se me çfarë adhurimi dhe frymëzimi të përgjithshëm përballet Muhammedi (a.s.m.), që edhe kjo është një dëshmi e madhe për Dërguarjen e tij.
Shenja e dytë: T’ua tregoj edhe përkthimin e lutjeve të mia që bëj për Hz. Muhammedin (a.s.m.) që i kam bërë zakon për vete t`i këndoj mes lutjeve të mia të përditshme.
Një përkthim i shkurtër i saj shënon se: Muhammedi (a.s.m.) është i Dërguari i All-llahut (xh.sh.). Kështu që:
E para: Këtu parashtrohet një argument i përmbledhur nga njëmbëdhjetë gjendje të ndryshme. Ja Ai person fisnik, duke qenë “ummi” (duke mos ditur as shkrim e as këndim), ka habitur edhe filozofët gjenialë të katërmbëdhjetë shekujve. Ai ka paraqitur një fe që i tejkalon të gjitha fetë qiellore. Le të mos harrojmë se megjithëse ai ka dalur befasisht në shesh, përsëri të gjitha veprat e tij janë të papërngjashme, sepse si nga fjala, puna dhe gjendja e tij, me fenë islame ua ka shndritur mendjet, zemrat dhe shpirtrat e treqind e pesëdhjetë milionë njerëzve, duke i edukuar e duke u dhënë këshilla të bukura atyre.