“Secili do të shijojë vdekjen” (Al-i Imran, 185).
“Ti do të jesh i vdekur, e edhe ato do të jenë të vdekur” (Zumer, 30).
Në këtë mënyrë mund të largohen nga mendimet e gjata. Duke imagjinuar vdekjen, larjen e kufomës dhe varrimin e vet, njeriu mund të braktisë mendimet e gjata duke bërë shumë dobi. Për këtë ky hadith thekson:
“Eu kema kal”, që do të thotë: “përmendeni shumë vdekjen (sepse ajo i idhëton shijet)”. Kuptuat se Pejgamberi (a.s.m.) ka dhënë këshilla për të mos e shkëputur kontaktin me vdekjen. Por ne nuk jemi në rrugën e misticizmit, prandaj për ne nuk ka nevojë që ta afrojmë të ardhmen përpara, patjetër që vdekjen do ta mendojmë dhe do ta shikojmë për së largu. Një ditë sigurisht që do të përballemi me to, ajo është e vërtetë. Ashtu siç mund të shohësh vdekjen tënde personale, pak më tutje mund të shohësh edhe vdekjen e shekullit, pastaj mund të shohësh edhe atë të rruzullit tokësor. Në këtë mënyrë duke u mbështetur sa më mirë tek All-llahu (xh.sh.), zotëron sinqeritet të plotë.
Edhe ky është një shkak i fortë për të zotëruar sinqeritetin:
Me forcën e besimit të vërtetë mund të garantosh njohjen e Mjeshtrit të arteve të krijuara në gjithësi dhe në këtë mënyrë duke menduar Krijuesin Mëshirëplotë, zotëron praninë e Zotit (xh.sh.). Kur fiton praninë e All-llahut (xh.sh.) të vjen turp të kërkosh respektin e tjetërkujt dhe kështu fiton sinqeritetin, i cili ka shumë shkallë. Çdo njeri, sipas pjesës së aftësisë së vet, është aq sa mund të përfitojë dobi. Risale-i Nur të shpëton nga hipokrizia dhe të përfiton sinqeritetin, për arsye se në të janë përmbledhur shumë të vërteta.