Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 105
(1-182)

Ja pra tre njësha, po qe se nuk bashkohen, e kanë vlerën vetëm tre. Por kur bashkohen vlejnë njëqind e njëmbëdhjetë. Po kështu edhe katër katra, po qe se shkruhen veç e veç, vlejnë gjashtëmbëdhjetë. Por me sekretin e vëllazërimit, kur bashkohen për një qëllim, krah për krah, atëhere vlejnë dhe marrin forcën sa për katërmijë e katërqind e dyzet e katër. Pra historia dëshmon gjithmonë se bashkimi me një sinqeritet të vërtetë, shpirtërisht vlen me mijëra. Sekreti i kësaj është kjo, që me një bashkim të sinqertë ata mund të shohin edhe me syrin e tjetrit dhe mund të dëgjojnë edhe me veshin e vëllezërve të tjerë. Kështu secili nga dhjetë vëllezër të vërtetë, sheh me njëzet sy, mendon me dhjetë mendje, dëgjon me njëzet veshë dhe punon me njëzet duar. Në këtë mënyrë, këto forcohen dhe shpirtërisht marrin një vlerë të madhe.

Parimi i tretë: Ta dini se e gjithë fuqia e juaj është në sinqeritetin tuaj. Edhe të devijuarit në idenë e tyre, po punuan me sinqeritet kanë sukses. Ja pra ky shërbim i yni është një dëshmi që forca është tek sinqeriteti dhe e drejta. Pak sinqeritet në shërbimin tonë, është një dëshmi që argumenton vetveten...

Lus All-llahun që t’ua plotësojë sinqeritetin dhe të bëheni shkak që edhe unë të bëhem i sinqertë. Shenjat që lavdërojnë sinqeritetin tuaj tregohen edhe në ajetin:

“Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jipnin përparësi atyre para vetvetes” (Haşir, 9).

Kur mendon t’i tregosh ndonjë çështje të bukur të besimit ndonjë vëllai, megjithëse kjo është një dobi, mendjemadhësia nuk duhet ta prishë sinqeritetin tuaj, sepse ajo e dëmton sinqeritetin tuaj mes vëllezërve.

Parimi i katërt: Virtytet e bukura të vëllezërve, do t’i imagjinoni sikur janë edhe të juajat. Themeli i idesë sonë është vëllazërimi. Lidhja jonë nuk është si babai me djalin, apo si shehi me muridin (nxënësin e tij). Patjetër që shkaku i bashkimit tonë është vëllazërimi i vërtetë. Titulli i profesionit tonë është “halilije” dhe “hil-let”, që kanë kuptimin, miku më i afërt dhe shoku më sakrifikues. Pra pikëmbështetja e këtij vëllazërimi është sinqeriteti. Kush e thyen sinqeritetin e vërtetë, ai ka rënë nga maja e kësaj kulle në pellgun e pashpëtimtë.

Ja pra, para nesh janë dy rrugë. Kush ndahet nga bulevardi ynë i Kur’anit, i cili është më i gjeri, ai nuk bën tjetër vetëm se pa dashje ka përkrahur radhën e armiqve. Inshallah ata që hyjnë në rrugën e Risale-i Nurit, rruga e mrekullisë së Kur’anit famëlartë, gjithmonë do t’u japë forcë, sinqeritet dhe besim. Në këtë rast do të kenë shans që të mos bien nëpër puse dhe pellgje.

O shokët e mi, që bashkëpunojmë në shërbimin e Kur’anit! Për të fituar dhe për të mbrojtur sinqeritetin, shkaku më ndikues është të mos harrosh vdekjen. Ashtu siç mendimet e gjata janë shkak që shqetësojnë sinqeritetin, njëlloj edhe kur ta mendosh vdekjen, ajo të largon nga hipokrizia dhe të garanton sinqeritetin. Pra duke kujtuar vdekjen, të bie ndërmend se kjo jetë është kalimtare. Në këtë rast ke mundësi që të shpëtosh nga veset e këqija epshore. Njerëzit e rrugës së vërtetë, marrin mësim nga këto dy ajete:

Nuk ka ze