Fjalët që thashë më parë, të mos kuptohen gabim, të pranosh dobësinë dhe varfërinë ndaj All-llahut e jo ndaj njerëzve. Këtë rrugë mund ta përballosh vetëm në qoftë se mbështetesh në sunnetet e Pejgamberit dhe njëkohësisht të vësh në jetë farzet dhe të braktisësh mëkatet e mëdha, veçanërisht duhet të kujdesesh për faljen e namazit dhe mosbraktisjen e tesbihëve.
Hapi i parë:15
Hapi i dytë i varfërisë mbeshtet tek ajeti:16
Hapi i tretë i mëshirës mbështetet tek ajeti:
“Çfarëdo e mire që vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti.” (Nisa, 79)
Hapi i katërt mbështetet tek ajeti:
“Çdo send zhduket e Ai jo.” (Kasas, 88 )
Sqarimi i këtyre hapave mund të bëhet kështu: Në hapin e parë ajeti:
“Mos lavdëroni veten.” (Nexhm, 32), jep shenjë që të mos thuash se nuk kam gabime. Njeriu nga vetë mënyra e krijimit të tij, e do vetveten dhe për veten e tij mund të sakrifikojë gjithçka. Ai mundohet ta pastrojë vetveten nga të gjitha gabimet dhe duke u lavdëruar e lartëson atë derisa e bën idhull. Por harron se aftësitë e larta të tij janë dhënë të falenderojë dhe të kujtojë All-llahun, por ato aftësi i shpenzon tek uni i tij dhe në këtë mënyrë përballet me ndëshkimin e ajetit: o?Gnƒng on¡d@pG nònîsàdGpøne “Atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si Zot të vetin” (Xhathije, 23). Sheh vetëm veten, i zë besë vetëm vetes, veten e pëlqen dhe në këtë rast pastrimi i tij shpirtëror mund të realizohet vetëm atëherë kur ai e sheh vetveten plot me gabime, pikërisht kur thotë se, “unë kam faj”.
Sikurse në hapin e dytë, parimi i ajetit:
“Atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si Zot të vetin” (Xhathije, 23). Sheh vetëm veten, i zë besë vetëm vetes, veten e pëlqen dhe në këtë rast pastrimi i tij shpirtëror mund të realizohet vetëm atëherë kur ai e sheh vetveten plot me gabime, pikërisht kur thotë se, “unë kam faj”.
Sikurse në hapin e dytë, parimi i ajetit:
“E mos u bë si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten.” (Hashir, 19) na jep mësimin e duhur që: “Veset e këqija të njeriut, pra nefsi, është ai që e shtyn të harrojë detyrën dhe të mos ta kujtojë fare! Kur i bie ndërmend vdekja ia jep tjetërkujt. Kur mendon përfundimin, zhdukjen, nuk e merr mbi vete atë. Kur ka ndonjë nevojë për shërbim humanitar, veten e harron, duke ia lënë tjetërkujt. Por kur ka ndonjë shpërblim ai hidhet i pari, duke mos i lënë radhë askujt. Në këtë rast edukimi dhe pastrimi shpirtëror është në kundërshtim me shpjegimin e mëparshëm.