Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 100
(1-182)

c) Veçoritë e adhurimit

Nxënësit e Risale-i Nurit kanë marrë këto mësime themelore: t’i mbështeten sunnetit (veprës) së Hz. Muhammdeit a.s.m., të veprojnë me takva (devotshmëri), jo me ruhsat (leje), të jenë të kujdesshëm ndaj të falurit të namazit, të mos braktisin tespitë (përmendjen e All-llahut) pas namazit, të mbrohen nga shtatë mëkatet e mëdha. Në vazhdim do të rradhisim disa parime themelore:

1- Duhet të mbështetemi në sunnetet e Pejgamberit, sepse në një hadith Pejgamberi a.s.m. thotë:

“Në kohën kur njerëzit shkojnë drejt devijimit, kush e ndjek sunnetin tim, ka fituar sevape sa një qind shehidë”. (Ibn Adij, el Kamil fi’d-Duaba 2: 739; el-Munziri, et-Tergib ve’t-Tehrib)

Shiko se sa e rëndësishme është të mbështetesh në sunnetin e Resulull-llahut dhe veçanërisht kjo bëhet edhe më e rëndësishme atëherë kur shumica e njerëzve, braktisin rrugën e All-llahut (xh.sh.). Në këtë rast të përjetosh një cilësi sado të vogël të Pejgamberit (a.s.m.), është një devotshmëri e madhe, e cila tregon një besim të fortë.

Ky veprim të sjell ndërmend Profetin (a.s.m.), pikërisht kur drejtpërsëdrejti merr si bazë themelore përjetimin e vetë sunnetit të tij. Ajo mban me vete një devotshmëri, që të përkujton dhe të kthen tek prania e All-llahut (xh.sh.). dhe ato ritet e vogla dhe të thjeshta, që në dukje janë punë të zakonshme, si ngrënia, pija, shtrirja, etj., do të kthehen në punë të mira që të përfitojnë sevape, për arsye se e ke kujtuar dhe je mbështetur tek ai, pra tek i Dërguari (a.s.m.). Me këto veprime ke menduar se kjo është nje sjellje e ligjit të All-llahut (xh.sh.). Në këtë çast zemra të kthehet nga Ai dhe me këto veprime bën një adhurim që të afron për nga prania e All-llahut (xh.sh.). Sekreti i kësaj të vërtete është se kush i është mbështetur sunnetit dhe nëse atë ia bën zakon vetes, atëhere veprimet e zakonshme i shndërron në adhurim. Në këtë mënyrë ky njeri të gjithë jetën e vet e mbush me mirësi (sevape).12

ç) Devotshmëria

Qëllimi kryesor i nxënësve të Nurit është devotshmëria. Menjëherë pas besimit vjen takvaja (devotshmëria), që do të thotë, të largohesh nga gjërat që ka ndaluar All-llahu (xh.sh.). “Ameli Salih” (punët e mira) do të thotë, të bësh ato që ka urdhëruar All-llahu (xh.sh.). Gjithmonë parapëlqëhet braktisja e mëkateve ndaj punëve të mira. Veçanërisht në këtë kohë ajo kushton më tepër, sepse sot gjërat e ndaluara janë paraqitur si diçka normale. Në këtë rast duke u larguar nga dëshira e veseve, për t’u mbështetur në devotshmëri, ke braktisur edhe mëkatet e mëdha. Në këto kohëra të vështira të devijimit, secili musliman duhet të mbështetet tek devotshmëria.

Është i shpëtuar ai që kryen farzet dhe largohet nga mëkatet e mëdha. Në këtë kohëra të vështira, ku na rrethojnë mëkatet, është e vështirë të veprosh me sinqeritet, por megjithatë punët e mira edhe në qofshin pak, ato vlerësohen shumë.

Nuk ka ze