Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 98
(1-182)

Me siguri për një besim të tillë ka nevojë të koncentrosh pikëpamjen e njerëzve. Vetëm në këtë mënyrë muslimanët mund t’i dalin ballë armiqve të panumërt, si filozofëve materialistë dhe të tjerëve. Sepse Risale-i Nur ka rrjedhur nga drita e Kur’anit. Për më tepër në një hadith Pejgamberi a.s.m. thekson: “Në qoftë se bëhesh shkak t’i shpëtosh besimin qoftë edhe një njeriu të vetëm, për ty është më mirë se sa të dhurohen një shkretëtirë plot me dele të kuqe.’’ Nganjëherë adhurimi gjatë një ore të vetme, të përfiton sevapet që mund të fitosh gjatë një mijë vjetëve. Derisa nga vlera e mendimit është se anëtarët e tarikatit Nakshibendi bëjnë zikër pa zë.7

Risale-i Nur të garanton qetësinë shpirtërore duke të dhuruar të vërtetat e besimit dhe ajo të nxit në përpjekjen e ruajtjes së besimit deri në vdekje, duke të shpëtuar nga ekzekutimi i përjetshëm i vdekjes dhe duke të shtyrë të mundohesh që të plotësosh kushtet shpirtërore që të bëhesh pjesëtar i bashkëpunimit të këtij komuniteti shpirtëror.

Këtu do të përmendim disa letra që përmbajnë lajme të gëzueshme.

Të nderuar vëllezër, ju saktësisht besoni se detyra e Risale-i Nurit dhe e nxënësve të tij është më e rëndësishme se çdo vepër në faqe të dheut. Për këtë arsye mos e braktisni shërbimin e duhur dhe të vlefshëm, duke u marrë me gjërat e botës së përkohshme. Që të mos harroni vlerën e kësaj, lexoni sa më shumë “Çështjen e katërt”. Veprat mizore të adhuruesve të botës, janë një shkak ndëshkimi nga ana e All-llahut edhe në këtë jetë me një farë xhehennemi, sepse ata nuk dinë çështjen më të rëndësishme që janë të përkohshme dhe vlejnë vetëm për disa ditë të caktuara. Kështu duke sakrifikuar egërsisht jetën e përjetshme, vrapojnë pas kësaj jete, duke menduar se është një luftë. Ndërsa Risale-i Nur me nxënësit e tij, mban qëllimin parimor, duke u munduar të kuptojë vetveten dhe se kjo jetë është vetëm një perde e botës tjetër të përjetshme. Adhuruesit e kësaj jete e konsiderojnë vdekjen si një gjë shumë të trishtueshme, ndërsa Risale-i Nur ashtu si dy herë dy bëjnë katër, ashtu edhe besimi është shkak i fitimit të një jete të lumtur. Këtë të vërtetë, deri tani e kemi vërtetuar me shumë argumente.

Shkurt: Të devijuarit përpiqen dhe luftojnë të përmirësojnë jetën e përkohshme. Ne me Kur’anin në dorë luftojmë vetëm me vdekjen. Pra duhet të bindeni edhe ju se çështja më e madhe e adhuruesve të botës nuk mund të ballafaqohet edhe me çështjen tonë më të vogël.8 Rezultati i besimit të vërtetë, të garanton praninë e Allahut (xh.sh.). Njëkohësisht duke shpëtuar nga kryeneçësia, mund të fitosh sinqeritetin vetëm më forcën e besimit, duke soditur dhe menduar artet e All-llahut (xh.sh.), për të garantuar kështu afrimitetin me All-llahun. Sikur do t’i drejtoheshe dikujt tjetër për të fituar simpatinë dhe ndihmën e tij, a nuk do të turpëroheshe nga sinqeriteti dhe afrimiteti që ndjen pranë All-llahut?9

Nga të vërtetat e Risale-i Nurit, duhet të përfitojnë pjesën e duhur, si mendja, ashtu edhe zemra, shpirti, nefsi, shqisat dhe ndjenjat. Përndryshe mendja merr vetëm një pjesë të vogël, kurse të tjerat mund të mbesin pa ushqim. Risale-i Nur nuk duhet të lexohet si librat e tjerë, sepse dituritë e vërteta të besimit që përmban, nuk i përngjajnë diturive të tjera. Për më tepër Risale-i Nur, është ushqim dhe dritë për shqisat dhe ndjeshmërinë e njeriut.10

Risale-i Nur po mposht inatçorët më të ashpër dhe shkaku për këtë është sinqeriteti dhe mosshpërdorimi i fesë për asnjë gjë dhe vetëm në këtë mënyrë ajo arrin t’i përballojë problemet më të vështira, duke mbajtur të vetmin qëllim, shërbimin ndaj besimit, duke mos i dhënë rëndësi mrekullive, si ndonjë mistik.

Nuk ka ze