Për shembull: Kur ti vesh një kostum të bukur, i cili të hijeshon dhe në këtë rast njerëzit ty të thonë: “Mashallah sa i bukur je”, ti në qoftë se atyre njerëzve u përgjigjesh me modesti duke thënë: “Unë jam një zero, nuk jam aspak i hijshëm”, ti patjetër ke bërë një gabim, duke e ulur vlerën e mjeshtrit që të ka veshur kostumin. Në qoftë se ti duke u lavdëruar thua: “Unë me të vërtetë jam i bukur dhe nuk ka njeri si unë”, atëhere kjo është një lavdërim prej mendjemadhësie.
Për të shpëtuar nga mendjemadhësia, në këtë rast duhet të themi: “Unë me të vërtetë u hijeshova, por kjo nuk është hijeshija ime por e kostumit që kam veshur dhe veçanërisht e atij mjeshtri që ma ka veshur atë.”
Tani si ky shembull edhe unë në qoftë se do më arrinte zëri, do të thërrisja në atë mënyrë që i gjithë rruzulli të më dëgjonte duke thënë se:
Edhe unë duke u mbështetur në parimin:
them që:
“Veprat e Risale-i Nurit janë të bukura, të vërteta, por nuk janë veprat e mia, ato janë rrezet që e kanë burimin nga Kur’ani Famëlartë.”
Domethënë: Unë s’mund të lavdëroj të vërtetat e mrekullive të Kur’anit, patjetër që Ai është, i Cili më hijeshoi dhe m’i lartësoi shprehjet e mia. Meqë është kështu në emër të bukurive dhe të vërtetave të Risale-i Nurit që janë pasqyra nga ndihma e All-llahut (xh.sh.), ne ato duhet t’i sqarojmë jo me mendjemadhësi por me një ilustrim në formë falenderimi ndaj mirësive duke menduar Bamirësin.
Shkaku i pestë: Shumë vite më parë kam dëgjuar nga një evlija (njeri i dashur tek Zoti), që duke marrë parasysh edhe thëniet e evlijave të tjerë, jam i bindur se për të zhdukur errësirën shpirtërore nga Lindja, do të dalë një dritë. Unë atë dritë e kam pritur shumë dhe përsëri jam duke e pritur. Por lulet hapin në pranverë. Këtyre luleve të shenjta duhet t’i përgatitet terreni. Dhe kështu kuptuam që atyre njerëzve të ndritur, me shërbimin tonë po ua përgatisim terrenin. Meqë është jashtë vullnetit tonë, dikush është duke na shtyrë të shërbejmë. Në qoftë se do të më pyesni për argumentin që më shtyn të them një gjë të tillë, është se jashtë vetëdijes sonë, ne po përballemi me lehtësi dhe me ndihma, e unë detyrohem që duke i bërë të ditura të mundohem t’i sqaroj ato.
Duke pasë parasysh të gjithë ata shkaqe që ne i theksuam deri tani, unë do të mundohem të rreshtoj disa shenja, ose ndihma në aspekt të përgjithshëm, që ne mund të ndeshemi me to në çdo çast.