Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 96
(1-182)

Nga shtatë shenjat që ndodhen, ne do të marrim vetem njërën nga ato.

- Shenja e pestë: Në përgjithësi Risale-i Nur është përhapur në shumë vende të ndryshme të botës dhe po lexohet nga njerëzit më të shquar të atyre vendeve, por njëkohësisht po lexohet nga ana e njerëzve të devotshëm fetarë, por edhe nga filozofët mosbesimtarë. Pra po lexohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Disa nga kundërshtarët po marrin goditje të fuqishme që e lëkund besimin e tyre, duke mos arritur të kritikojnë dot parimet e Risale-i Nurit. Kështu çdo lloj kategori individësh në shoqëri, po përfiton nga këto libra sipas aftësive që kanë. Kjo patjetër është një ndihmë e Allahut (xh.sh.) dhe një mrekulli e Kur’anit. Libra të tjerë të ngjashëm me to, janë shkruar pas shumë hetimeve dhe hulumtimeve, ndërsa Risalet janë shkruar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe në kohë të vështira, nëpër kampe përqëndrimi dhe me një mendje të trazuar. Kjo pa dyshim tregon se është ndihma e All-llahut ajo që ka bërë të mundur realizimin e këtyre veprave.

Të pranishmit nga vellezërit dhe shokët që kanë marrë pjesë në shumimin e librave, dëshmojne se “Letra e nëntëmbëdhjetë” është shkruar brenda 12 orëve, pa pasur nevojë të mbeshtet në referencën e asnjë libri tjetër. Ndërsa pjesa më e rëndësishme që i dedikohet Profetit Muhammed a.s.m. dhe tregon vulën profetike, është shkruar në një mal, në një ditë me shi, brenda një kohe të shkurtër prej rreth 3-4 orësh. “Fjala e tridhjetë”, pjesë e cila përmban dyqind mrekullitë e Pejgamberit a.s.m., është shkruar së bashku me emrat e transmetuesve dhe për nga madhësia është e treta nga 130 pjesët e Risale-i Nurit, e cila përmban kuptime të thella. Edhe kjo është shkruar brenda 6 orëve. Në përgjithësi risalet janë shkruar në këtë mënyrë. Kjo patjetër tregon qartë se është ndihma e All-llahut (ajo që ka bërë të mundur shkrimin e këtyre librave).

Jam i bindur se i Gjithëdijshmi dhe Mëshirëploti, All-llahu i Madhërueshëm, ma dhuroi një shkëlqim të mrekullisë së diellit të Kur’anit. Shkurt, të gjitha bukuritë dhe ndikimet e shkrimeve janë vetëm shkëlqim i shembujve të Kur’anit. Gabimet janë të miat, kurse shërimi është i Kur’anit.5

b) Të bëhesh nxënës i Risale-i Nurit

Nxënësi i Risale-i Nurit, fshehtazi apo haptazi nuk bëjnë pjesë në asnjë organizatë, shoqatë apo tarikat. Qëllimi i vetëm i tij është jeta e ahiretit.

Për shkak se kjo jetë është e përkohshme dhe ahireti i përjetshëm dhe se vlerat për çështjet më të mëdha të kësaj bote nuk mund të arrijnë as vlerën e çështjes më të vogël të ahiretit, nxënësit e Nurit i quajnë “pa mend” ata që shesin diamantet e ahiretit për hir të qelqurinave të thyera të kësaj jete. Dhe meqë veprat e Risale-i Nurit janë pronë e thesarit të Kur’anit, atëherë kuptohet qartë se janë pronë e të gjithë besimtarëve. Pra nxënësit e Nurit, së bashku me mësuesin Said Nursiun, krah për krah, janë nxënës të Risale-i Nurit. Komuniteti i nxënësve të Nurit vrapon për të marrë mësim tek një mësues, nga Risale-i Nur, në rrugën që na ka udhëzuar Kur’ani. Ata punojnë ditë e natë, që të ndihmojnë njëri-tjetrin në dituri dhe në çdo aspekt tjetër.

Ta keni parasysh se qëllimi i atyre që vijnë të na vizitojnë, në qoftë se është për këtë botë, dera jonë është e mbyllur, por sikur të vijnë për dobi të botës tjetër (ahiret), këtu ka dy dyer.

Nuk ka ze