E kanë pyetur Bediuzzamnin se cili është shkaku që Risale-i Nur ka pasur një ndikim superior mbi të gjithë muslimanët dhe përse nxënësit e Risale-i Nurit, meritojnë lavdinë e ajetit
“Atyre të cilët i begatove me të mira”, (Fatiha, 7)? Njëkohësisht ata me sakrificat që bëjnë në ahirzaman (në kohët e fundit të botës), përse përfitojnë edhe përgëzimin e hadithit
“Një kervan i ummetit tim nuk zhduket” dhe të tre ajeteve të para të sures Asr?
Përgjigje: “Shkaku është se Risale-i Nur ka zbuluar afërsisht njëqind sekrete të fesë, që do të thotë të sqarosh kuptimet e ndërlikuara të Kur’anit4. Nga moskuptimi i qartë i këtyre thënieve kur’anore shumë njerëz kanë rënë në dyshime, të cilët nganjëherë i kanë çuar deri në humbjen e besimit.
Pas shpjegimeve të qarta dhe të sakta të këtyre thënieve kur’anore, po të dëshirojnë le të mblidhen të gjithë jobesimtarët (për të kundërshtuar fenë dhe Kur’anin), por s’do të mund të korrin sukses dhe vetëm se kanë për të dështuar në qëllimet e tyre.
Tani të paraqesim disa shembuj të suksesshëm të Risale-i Nurit, ku duket qartë ndikimi i tyre në përgatitjen e shumë njerëzve nga ana shpirtërore dhe mendore.
Njëri prej tyre: “Kur kam qenë fëmijë bëja debate me dijetarë të ndyshëm të cilëve pa i pyetur fare, u jepja përgjigje të sakta ndaj çdo pyetjeje. Kjo nuk ishte aftësia ime personale, por parapërgatitja për Risale-i Nurin e njëkohësisht edhe për pemën madhështore që do të lulëzojë në të ardhmen. All-llahu i Madhërueshëm e ka ditur që përballë shërbëtorit të kësaj peme do të dalin shumë pengesa, rivalë dhe kundërshtarë të shumtë, intelektualë të fushave të ndyshme dhe anëtarë të rrymave të kundërta të ehl-i sunnetit, të cilët dëshirojnë të bëjnë reforma në themele të parimeve të fesë islame. Por ai ka për të dalë faqebardhë kundër këtyre keqdashësve. Sikur të mos ishte kjo përgatitje (shpirtërore dhe teorike), që ua ka humbur mundësinë e kundërshtimeve, sulmimi i tyre do të vinte e do bëhej edhe më i ashpër kundër shërbëtorit të pemës madhështore të nurit (dritës). Veçanërisht kundërvënia e intelektualëve të fushës së arsimit do të behej më e ashpër.
Falenderoj All-llahun Fuqiplotë, i Cili që në moshë të re më ndihmoi t’i dal ballë dhe t’i përgjigjem me saktësi të gjithë atyre pyetjeve të vështira që më bënë, sepse duke ndodhur kështu ata hoqën dorë nga kritika agresive dhe e padrejtë ndaj Risale-i Nurit (si me shkrim ashtu edhe me gojë).”
Kundërshtarët e pashmangshëm të Said Nursiut dhe Risale-i Nurit, duke mos pasur aftësi të kundërshtojnë në fushën teologjike, filluan të organizojnë plane të ndryshme keqdashëse dhe arritën të përdorin dorën e armikut të fshehtë të fesë, që u bë shkak kryesor për ndalimin (e përkohshëm) të Risale-i Nurit. Në këtë aspekt një ndikim të madh kanë pasur teologët me detyra zyrtare në shtet.
“Principi im që nga fëmijëria e deri tani, është mospranimi i sadakasë (lëmoshës) dhe i dhuratave. Duke pasë prejardhje nga një familje e varfër dhe për më tepër në zonat tona të banuara nga kurdët eshtë zakon të ndihmohet nxënësi nga ana materiale, edhe pse nevojtar asnjeherë nuk e kam pranuar këtë ndihmë.