Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 82
(1-182)

Ja arabët gabimisht kanë mbytur vëllain e vet trim dhe nga habia nuk dinë edhe të qajnë.

Ja Afrika duke mos e njohur as vëllain e vet, e ka mbytur atë dhe sot bërtet.

Ja bota islame gabimisht u ka ndihmuar armiqve të vet që ta mbysin birin e vet flamurtar, e tani duke bërtitur po shkul flokët e veta si një nënë.

Me miliona besimtarë muslimanë, në vend që me zell të vrapojnë që ta kryejnë haxhin që është një dobi e kulluar, si dënim i moszbatimit të haxhit, bëjnë udhëtime të gjata nëpër botë, nën flamurin e armikut.93

c) Pushtimi i Stambollit dhe libri “Gjashtë hapat”

Me marrëveshjet që u bënë në lidhje me kapitullimin e ushtrive osmane, ashtu siç u okupuan edhe shumë vende islame, edhe Stambolli fillon të përjetojë ditët e pushtimit. Në këtë rast Bediuzzamani ka qenë në Stamboll dhe ka bartë mbi shpatulla barrën më të madhe shpirtërisht dhe materialisht, që edhe në ditët kur rreziku i vdekjes ishte 100% i sigurtë, nuk e braktis qytetin dhe përpiqet që ta kthejë popullin dhe parinë e vendit kundër politikës angleze.

Në këto ditë, patriotizmin më të madh dhe ndikues e ka bërë Bediuzzamani, duke u “pështyrë në fytyrë” anglezëve me shkrimin e librit “Hutuvat-i Sitte” (Gjashtë hapat). Me këtë libër ka mbrojtur nderin e fesë islame. Ky libër është botuar akoma pa u sosur flaka më e madhe, lufta e Çanakkalasë. Pas okupimit të Stambollit, këtë libër ia tregojnë komandantit anglez, duke i thënë se Bediuzzamani po kundërshton me gjithë fuqinë e tij. Ky komandant despot, megjithëse jep vendimin që të ekzekutohet, ndihmësit e tij e kundështojnë këtë vendim, duke i thënë se vrasja e Saidit na kushton shtrenjtë, që mund të bëhet shkak, që i gjithë Anadolli Lindor të ngrihet kundra anglezëve, duke e marrë hakun pa marrë parasysh asgjë. Kështu e prish vendimin. Vetë Bediuzzamani në lidhje me këtë vendim, thotë:

“Në fundin e Luftës së Parë botërore, libri i kishte rënë në dorë të komandantit anglez, i cili përmbante një kritikë të rëndë ndaj komandantit dhe veçanërisht ndaj kryepriftit të tyre. Kjo megjithëse sillte 100% vdekjen time, ata e tërhoqën zemërimin dhe nuk më prekën.”94 Me këtë libër dhe me libra të tjerë të ngjashëm, Bediuzzamani ia arriti që të vinte kundra mendimet e popullit dhe të dijetarëve ndaj anglezëve. Vlera e kësaj pune mund të kuptohet më mirë, atëhere kur të merret parasysh imazhi që kishte Lufta Popullore në Anadoll, e themeluar nga qeveria e Stambollit. Ai trimërisht guxoi edhe t’i quante të pavlefshme edhe fetvatë (vendimet e parisë fetare), që jepeshin nën kërcënimin anglez, për të mos luftuar. Kështu mbetën pa sukses edhe planet tradhëtare për ndarjen e Stambollit nga Anadolli.

Përgjigjja që i jep Bediuzzamani kishës anglikane, është një shembull i bukur i punës së tij në lidhje me kujdesin e veçantë që tregon në ruajtjen e dinjitetit të fesë me trimëri dhe guxim: “Një person zullumqar dhe i pandërgjegjshëm, në qoftë se e rrëzon dikë në tokë dhe e shtyp me këmbë kokën e tij dhe nëse në këtë rast, ai që është i rrëzuar ia puthë këmbën mizorit, me këtë veprim të ulët, zemra i shtypet para kokës dhe shpirti i vdes para trupit. Kështu i shkon edhe koka, por edhe nderi dhe vlera. Gjithashtu me këtë veprim dobësie që tregon, bën që t’ia shtosh guximin mizorit për ta shtypur atë. Por në qoftë se i shtypuri me këmbë, e pështyn mizorin në fytyrë, në këtë rast shpëton zemrën e shpirtin dhe trupi fiton gradën e një shehidi (dëshmori) të shtypur. Po, pështyni në fytyrën e mizorëve të paturpshëm!...”

Nuk ka ze