Nga kuvendit njëri më tha?
- Shpjegohu!
- Thashë:
- Luftërat mes shteteve u mënjanuan duke braktisur vendin në shtresat popullore. Sepse populli ashtu siç nuk do që të bëhet rob, ashtu edhe nuk do që të punojë vetëm për një copë bukë. Po të kishim dalë fitimtarë mbi armikun, atëherë armiku do ta përdorte imoralitetin që kishte në dorë, në një mënyrë më të ashpër kundra nesh. Ndërsa përdorimi i asaj arme është një mizori dhe kundërshtohet me karakterin e muslimanëve, sepse mosha është e shkurtër dhe ajo nuk përputhet me botëkuptimin tonë, e ajo për ne do të ishte bërë shkak coptimi. Sikur të kishim shkuar pas saj, do të kishim hyrë në një rrugë të kundërt me karakterin dhe botëkuptimin e botës islame.
Nga ky i ashtuquajturi qytetërim ne kemi pasë vetëm dëm....
Njëri nga kuvendi tha:
- Përse sheriati (jurispondenca islame) e refuzon këtë lloj qytetërimi?92
Thashë:
- Për arsye se ai është vendosur mbi pesë themele negative. E para: Pikëmbështetja në përdorimin e forcës. E dyta: Pikësynimi i tyre është interesi, ndërsa qëllimi është t’u bëjnë dëm të tjerëve. E treta: Në jetën shoqërore parimi i tyre është luftimi, kurse pikësynimi debati. E katërta: Që të jetojë kontakti i tyre mes shteteve është t’i përpijë të tjerët duke u mendjemadhësuar me komb. Qëllimi i tij është rrahja dhe grindja. E pesta: Shërbimi joshës i tyre duke të çliruar nga pesha e punës, t’i ngopin veset epshore, duke plotësuar edhe dëshira të tjera, kjo gjendje njeriun e zbret nga pozita e melekëve në nivelin e qenit. Ajo është shkak që t’i humbasësh vlerat shpirtërore. Po qe se brendësinë e shumicës së këtyre e kthen përjashta, do të shohësh se ato kanë lëkurë ujku, ariu, gjarpëri, derri apo majmuni.
Tani e kuptuat edhe ju se si e shkatërroi qytetërimi i sotëm 80 % të popullit, 10% i bëri vjedhës dhe tradhtarë, kurse 10% të tjerë i ka mashtruar me lumturi të ankthshme. Ndërsa lumturia është ajo kur bëhesh i dobishëm ndaj 80% të popullit, të paktën të bëjnë dobi më tepër se gjysma, ndërsa dobia e qytetërimit është pakica e pakicës.
Por Kur’ani që ka zbritur si mëshirë për njerëzit, pranon një qytetërim ku shumicës ia sjellë dobinë dhe ai nuk pranon një qytetërim që me lirinë e pakufijshme gjërat e panevojshme i sjell të zënë vend, si gjëra të domosdoshme.
Endacakët malësorë duke qenë nevojtarë për këta gjëra, qytetërimi njerëzit i ka bërë nevojtarë të njëqind gjërave. Në këtë mënyrë popullin e ka varfëruar. Fitimi hallall duke mos i mjaftuar për të përballuar nevojat, njerëzit i ka futur në tradhëti dhe haram. Në këtë pikë popullit ia ka prishur moralin, shoqërinë dhe llojin duke u bërë padron, individët i ka bërë të varfër dhe të pamoralshëm. Ai përnjëherë e volli egërsirën e mesjetës së gjatë.
Është për t’u theksuar se karakteri i muslimanëve nuk përputhet me ritet e tyre. A nuk po e shihni se populli me vështirësi është duke i pranuar ligjet që mundohen t’ua imponojnë? Sepse vaksinën e Romës nuk mund ta pranojnë trupat tona që mbajnë vlera të veçanta, pra ne mbajmë në sy ngopësinë dhe duam të jetojmë pavarësisht që atë neve na e ka garantuar feja, e cila është ligj hyjnor. Për këtë arsye fetarët s’mund të bashkohen me qytetërimin e rremë dhe s’mund të pajtohen kurrë me të.