Domethënë të shkoj vetëm pas një mësuesi dhe jo pas shumë vetash. Pastaj mendova shumë, se cili është ai mësues që më këshillon dhe mbeta në dyshim se cili kishte një joshje të veçantë dhe pas cilit duhet të shkoj, e unë nuk mund të mjaftohesha me një.
Në këtë mënyrë mëshira e All-llahut derdhi në zemrën time mendimin që kreu i këtyre rrugëve, liqeneve dhe lumenjve dhe dielli i këtyre planeteve, është Kur’ani i famshëm, kibleja (drejtimi) i vërtetë, ana e sigurtë vetëm ai mund të bëhet. Pra mësuesi më i mirë dhe udhërrëfyesi më i amshueshëm vetëm ai mund të jetë, kështu që u mbeshteta tek ai.90
Tani pasi e mora këtë frymëzim që të shkoj vetëm pas Kur’anit, fillova t’i dua ato varreza, vetmia dhe mërgimi më vinin më të shijshëm, se sa të përzihem me njerëz dhe në këtë rast e gjeta një vend për vete në grykën e Bosforit në Stamboll. Gavsi Gejlaniu me “Futuhul Gajb”-in, ashtu edhe imam Rabbaniu me “Mektubat”-in, më udhëzuan dhe më mjekuan. Librat e tyre m’u bënë miq dhe mësues të dashur. Atëherë u gëzova që jam plak dhe jam ndarë nga shijet e qytetërimit e jetës shoqërore dhe falenderova All-llahun (xh.sh.)”.
Bediuzzamani thotë se: “Njerëzve gjithmonë i mjafton rrisku hallall që të marrin dhe të plotësojnë nevojat e duhura. Nuk është nevoja të hysh në haram kurrë”. Said Nursiu për të gjetur të vërtetat e besimit, kërkoi të lëvizte mes dijeve filozofike, ashtu sikur mistikët. Por nuk mjafton vetëm me zemër si misitikët, sepse mendja dhe zemra e tij ishin plagosur me dituritë e filozofisë dhe patën nevojë të shërohen. Sepse dyshimet që të sjellin, të shtyjnë t’i kundërvihesh edhe adhurimeve të zakonshme. Jo me sy mbyllur, por me bashkëpunimin e zemrës dhe të mendjes, ashtu si Imam Gazaliu, Mevlana Xhelaleddin dhe Gejlaniu, të cilët kanë lëvizur duke pasur syrin e shpirtit, zemrës dhe të mendjes hapur. Me këto mendime format e vërteta të Kur’anit e ndihmuan dhe ia treguan rrugën. Ndërsa edhe Risale-i Nur është duke treguar se Saidi “i ri” me idetë e tij e ka sqaruar dhe është duke zbuluar kuptimin:
Për arsye se vazhdoi në rrugën e bashkëpunimit të mendjes dhe zemrës, ashtu si Mevlana Xhelaleddin Rumiu, Imam Rabbaniu dhe Imam Gazaliu, në këtë mënyrë mundi që të mjekojë plagët e zemrës dhe të shpirtit, duke hapur një rrugë që të shpëton nga veset e nefsit dhe të egos. E falenderoj shumë All-llahun se në këtë mënyrë Saidi “i vjetër” u kthye në atë “të ri”.
b) E ardhmja do të jetë e islamit
Ditët e fundit të Bediuzzamanit në Stamboll, ishin edhe ditët e fundit të shtetit islam 600 vjeçar, Perandorisë Osmane. Jetoheshin veç shkatërrime dhe kapitullime njëra pas tjetrës. Çdo ditë vini lajme të zeza nga çdo vend i perandorisë, zemrat e besimtarëve çdo ditë digjeshin nga hidhërimi. Kështjellat e islamit po rrëzoheshin njëra pas tjetrës. Askush nuk mbante shpresë për të ardhmen. Nga njëra anë shtetet e perëndimit kishin marrë në dorë armët e shkencës dhe të filozofisë, duke mos i njohur asnjë të drejtë muslimanëve dhe nga ana tjetër intelektualët muslimanë kishin kohë që psikologjikisht kishin humbur përballë perëndimit. Armiqtë e islamit po bënin të pamundurën për t’i dhënë goditjen edhe më të ashpër, duke bërë vazhdimisht propagandë se shkaku i rënies ishte feja.