Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 75
(1-182)

Në këtë gjendje hapa sytë dhe pashë se periudha e shijeve që ishte rinia, po më shkonte dhe po vinte pleqëria, mosha e fatkeqësive dhe po më ikte jeta e shndritshme, për t’u zëvendësuar me vdekjen, fytyra e të cilës është e tmerrshme.

Dhe bota, e dashura e shumë njerëzve shumë shpejt po perëndon. Në këtë gjendje të tmerrshme të mashtrosh veten dhe ta futësh në gjumin e rremë të pakujdesisë, nuk është zgjuarsi. Ktheva kokën tek jeta shoqërore që kisha një respekt të jashtazakonshëm dhe aty nuk munda të gjeja dobi, sepse i gjithë nderi dhe respekti, lavdia dhe ndihma e tyre është vetëm deri tek dera e varrit, e aty shuhet. Edhe fama që është qëllimi kryesor i shumë njerëzve, nën perden e saj fshihet maska e ftohtë mashtruese e hipokrizisë. Dhe u binda gjithësisht se gjithë ato gjëra që më kanë mashtruar deri tani në jetën time, nuk janë vetëm se një lajkatim që nuk të sjellë qetësi dhe në brendësi nuk mban fare dritë. Prandaj për t’u zgjuar vrapova përsëri për në xhami, që të marr karikimin e duhur, nga mësimit e larta kur’anore, nga goja e hafizave. Në këtë rast mësimi qiellor më dha këshillë me ajetin

dhe me këtë rast mua më mjaftoi ndikimi i Kur’anit dhe nuk kisha nevojë për ndikim tjetër, kështu me dritën e Kur’anit dola në dritë. Unë në çdo shqetësim dhe vështirësi, mundohesha ta gjeja shërimin në brendësinë e dritës kur’anore. Për këtë e falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.), që në brendësi të brengave të mia, arrita ta gjeja shërimin që kërkoja, në dritën hyjnore të Kur’anit. Tani edhe në brendësinë e errësirës, edhe mes gjërave të tmerrshme, e gjej qetësinë e duhur. Së pari i solla sytë tek fytyra e vdekjes që secilin e tremb; dhe me dritën e Kur’anit pashë se megjithëse pëlhura e vdekjes është e zezë e keqe, u binda se nuk është zhdukje, por është zanafilla e jetës së përjetshme, është çlirim nga peshat e rënda të kësaj bote, është një ndërrim banese dhe është një transformim tek miqtë e dashur që kanë ikur më parë. Në këtë mënyrë e pashë fytyrën e vdekjes plot me të vërteta të bukura. Kështu tek ajo duhet të shkojmë jo duke u trembur, por me zell të madh. Kështu e kuptova sekretin e njerëzve të devotshëm, që mundohen të mbajnë kontak me vdekjen. Pastaj e solla mendjen tek kohërat e rinisë, ndarja prej saj bëhet me vajtim dhe duke menduar për ditët që i kam kaluar në pakujdesi, e pashë fytyrën e rinisë plot me robër që konsiderohen si idhuj të kësaj bote dhe m’u duk e shëmtuar, e dehur dhe sikur të mos ia kisha ditur rëndësinë për disa vjet, do të më kishte bërë pijanec, dhe në vend që të qeshja edhe sikur të kisha jetuar njëqind vjet në këtë botë përsëri mua do të më bënte të qaj.85

Ja pra politika, pikëpamjen time nga vendi minimal, e solli në horizonte të gjera dhe në këtë rast për të vizituar varrezat, shkova në Ejup, lagje në Stamboll dhe e ndjeva veten sikur do të vdes, imagjinova se po më del shpirti dhe më tha: “A thua shkrimet e gurëve të varrezave janë shkak që ti imagjinove kështu” dhe momentalisht i ktheva sytë dhe u drejtova nga varrezat. Në këtë rast erdha në mendimin se, në këto varreza ka njëqind Stambolla, sepse Stambolli njëqind herë është derdhur këtu dhe ti nuk mund të shpëtosh nga fuqia dhe dituria që Stambollin e ka sjellur këtu. Me këtë imagjinatë të tmerrshme, duke u larguar nga varrezat, shkova në xhaminë e vogël të Ejup Sulltanit dhe duke hyrë në të, mendova se unë në tre anë jam mysafir (në këtë botë).

Ashtu siç jam mysafir në këtë dhomën e vogël, jam mysafir edhe në qytetin e Stambollit. Në këtë botë ku jam mysafir, duhet të mendojmë udhëtimin tonë dhe siç do të dal nga kjo dhomë një ditë, po ashtu do të dal edhe nga kjo botë. Tani në këtë gjendje, zemrën dhe kokën time e mbuloi hidhërimi i ndarjes, sepse nuk është se po humbi një apo dy miq, por ashtu siç do të ndahem nga mijëra miq të Stambollit, po ashtu do të ndahem edhe nga vetë Stambolli që aq shumë e kam dashur.

Nuk ka ze