Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 72
(1-182)

“All-llahu është mbrojtësi më i mirë”. (Ali Imran, 173).

Zemra ime duke qarë thonte:

Mes netëve të gurbetit me pikëllimet e ndarjeve, ligështia dhe dobësia ime më solli strehim tek Zotit (xh.sh.) dhe aq më ndihmoi sa nuk mund t’ua tregoj. Sepse pas disa ditëve pa e imagjinuar fare, u arratisa duke marrë udhën për një kohë shumë të shkurtër, e cila në këmbë zgjaste një vit. Kjo u bë vetëm me ndihmën e All-llahut (xh.sh.) që e solli mëshirën ndaj dobësisë dhe ligështisë time. Falenderoj All-llahun që shpëtova, dhe duke kaluar nëpër Varshavë e Austri, erdha në Stamboll. Kaloi lehtë dhe ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Kështu e kreva atë udhëtim që shumë vetë më trimat dhe më të shkathtit, duke ditur edhe rusisht s’kanë mundur t’ia arrijnë.77

ç) Shpëtimi nga robëria

Bediuzzamani disa të afërmeve të vet shpëtimin nga rusët e ka shpjeguar kështu: “Në ditët e robërisë kur mendoja të arratisesha hynte e dilte në kamp shumë herë një person i veshur me rroba arabe, i cili një ditë më tha:

- A do të arratisesh?

- Dua por si të arratisem kur kampi është i rrethuar me mure të larta?

Më tha:

- Shumë e lehtë, unë të jap rrobat e mia, kur t’i veshësh askush nuk të thotë gjë. Jashtë takohemi prapë dhe ta tregoj rrugën.

Unë i vesha rrobat e tij, dola nga porta, askush nuk më tha gjë. Pastaj erdhi ai njeri dhe ia ktheva rrobat dhe ma tregoi rrugën. Duke ecur gjatë, hyra në një mal e aty e humba rrugën, shikova andej këndej dhe pashë një lopë duke kullotur. Thashë me vete sigurisht kjo lopë më çon tek vendi ku ka njerëz dhe duke ndjekur lopën nga pas, mbërrita tek një shpellë. Pas lopës edhe unë hyra në shpellë ku pashë një plak. I dhashë selam, i cili ma mori selamin pastaj ma ktheu bashkë me emrin, mbiemrin dhe titullin tim. Më uli në një vend dhe më tha:

“Me siguri ju jeni i uritur, buka dhe ushqimi më është mbaruar, por prisni pak se do të mjeli lopën dhe të jap pak qumësht ta pish. Pasi piva qumështin më tha: “Do të hasësh fatkeqësi të mëdha, por ti ke për t’i refuzuar për këto shkaqe:

E para: Në çdo vend to të thirrësh ezanin me zë.

E dyta: Namazin ta falësh me xhemat.

E treta: Ta mësosh Kur’anin vetë dhe t’ia mësosh atë të tjerëve.

Më pas ma tregoi rrugën dhe kërkova leje dhe u largova.78

Për këtë ndodhi Bediuzzamani tregon se: “Të gjithë jetën e kam kaluar nën mbrojtjen shpirtërore të Abdulkadir Gejlaniut dhe shpëtimi nga robëria është si rrjedhim i tij.” Bediuzzamani duke llogaritur vlerën e germave të duasë së Abdulkadir Gejlaniut të bërë 700 vjetë më parë, del vlera numerike 1337, ku sipas hixhrit, në këtë datë Saidi u lirua nga robëria ruse.

“Pa ditur gjuhë dhe duke hasur në shumë vështirësi, arrita të shpëtoj më ndihmën e një mbrojtje të padukshme, duke kaluar nga Varshava dhe Austria, arrita në Stamboll. Tamam ashtu siç përshkruan Gejlaniu në librin ‘Mexhmuatul Ahzap’. Unë për të gjitha gjërat e dëmshme, i mbeshtetesha Allahut (xh.sh.) dhe për pranimin e duasë time, paraqisja si shkak Gejlaniun. D.m.th. Hz. Gavs Gejlaniu, me ndihmën dhe lejen e All-llahut, më ka shpëtuar me duanë e tij.79

Nuk ka ze