Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 81
(1-182)

U thashë:

Fatkeqësitë që na gjetën, janë rezultat i tre pakujdesive tona që bëmë ndaj tre kushteve të islamit: Të falurit e namazit, agjërimi dhe zekati. Krijuesi ynë nga njëzetekatër orë, na kërkon vetëm një orë, e cila mjafton për pesë kohët e namazit. Por ne duke u bërë dembelë, nuk u falëm. Ndërsa për t’i plotësuar ato na shtyu të ushtrohemi pesë vjet dhe me shumë vështirësi ta falim një lloj namazi, bile njëzetekatër orë në ditë. Ashtu siç na kërkoi për një vit të agjërojmë vetëm një muaj, por neve na u dhimbs shpirti. E All-llahu (xh.sh.) na dënoi të agjërojmë me skamje pesë vjet me uri.

Nga prodhimet e arave na kërkoi 10% ta japim zekat nga malli që na ka dhënë Vetë Ai. Por ne nuk e dhamë duke u bërë kështu dorështrënguar. E Ai na e mori tërësisht.

“Dënimi është meritim i punës”.

Përfitimi ynë është që katër milionë, të cilët janë një e pesta e popullsisë, i ngriti në pozitën e shenjtë të evlijallekut, duke u dhënë atyre gradën e ngadhnjimtarit dhe shehidit (dëshmorit). Fatkeqësia e përbashkët që vjen si përfundim i mëkateve të përbashkëta, fshiu edhe mëkatet e kaluara.

Përsëri njëri m’u drejtuar dhe më tha:

- Po në qoftë se ndonjë prej udhëheqësve ju hodhi në këtë fatkeqësi me gabimin e tij?

Iu përgjigja kështu:

- Fatkeqi kërkon shpërblimin. Ose do t’i jipet popullit nga mirësitë e atij udhëheqësi (që këto s’i ekzistojnë), ose do t’i jipen nga thesaret hyjnore. Shpërblime të tilla nga thesaret hyjnore mund t’i plotësojë grada e shehidit (dëshmorit) apo e veteranit (të marrurit pjesë në luftë).

E pashë se kuvendi m’i aprovoi ato që thashë. Më doli gjumi plot emocione. Isha djersitur dhe e gjeta veten të ulur në shtrat. Në këtë mënyrë me kaloi nata.

Shtesë në lidhje me ëndrrën:

Ëndrra m’u ndërpre pa sqaruar çështjen e haxhit. Sepse pakujdesia ndaj haxhit dhe ndaj dobive të tij, meriton jo fatkeqësinë, por hidhërimin dhe pikëllimet. Dënimi i saj ndoshta nuk shërben për të larë mëkatet, por ndoshta ua shton ato. Qëllimi i haxhit që është çështje e lartë e fesë islame, në mënyrë që popujt muslimanë, duke u takuar, t’i bashkojnë mendimet dhe të ndihmohen në bashkëpunimet e tyre. Ja pakujdesia e haxhit bëri që armiqtë t’i bëjmë gati që t`i kthejnë miliona muslimanë që të kundërshtohen mes vete.

Ja India, duke e menduar armik, ka mbytur babanë e vet, e tani është duke e qarë tek koka.

Ja tatarët, Kaukazi, që kanë ndihmuar për të mbytur nënën e vet, i ka rënë ndër mend pasi e ka kryer aktin, e është ulur tek koka dhe po e qan.

Nuk ka ze