Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 68
(1-182)

Bediuzzamani qëndresën luftarake rreth qytetit Erzurum e shpjegon kështu: “Në Luftën e Parë Botërore, në frontin Pasinler me një nxënësin tim Molla Habib vendosem që të luftojmë në radhën e parë derisa të binim shehidë. Një herë në minutë, apo në dy minuta gjylet e topave të rusëve hidheshin mbi ne. Tre të tilla ranë disa metra pas nesh. Rusët megjithëse nuk i shihnin ushtarët tanë, përsëri u kthyen pas. Unë me qëllim që të provoja molla Habibin, i thashë: “O Molla Habib! Çka thua? “Unë nuk dua të fshihem nga gjylet e këtyrë të pafeve”, m’u përgjigj duke thënë se nuk do të tërhiqet, por do të më ndiqte. Gjylja e dytë ra afër nesh, por u përballuam me mbrojtjen e All-llahut (xh.sh.).

I thashë molla Habibit se, “nuk është e mundur të na vrasë gjylja e armikut, e nuk poshtërohemi duke u kthyer pas”.

Për Bediuzamanin na kumton një shok i tij që ka qenë gjatë luftës kryetar i forcave milicore: “Bediuzzamanin e pashë në gushtin e vitit 1915 mbi një kalë të bardhë. Ai duke vrapuar sa andej këndej, i jepte ushtrisë kurajë dhe forcë shpirtërore. Ai atë kohë ishte komandant i forcave milicore, me çallmën në kokë dhe paleta në krahë, vraponte me kalë që t’i nxiste trimëri vullnetarëve. Ai ka qenë miku i Enver pashait dhe Enver pashai ia pati dhënë organizimin e forcave milicore, numri i të cilëve nganjëherë arrinte në 4-5 mijë persona.

Kjo forcë nuk u furnizonte nga forcat ushtarake, nevojat që kishin i plotësonin vetë dhe vazhdimisht luftonin para ushtarëve. Ata njiheshin me titullin “Forcat me qeleshe”. Rusët kur i shihnin qeleshet nuk dinin ku të iknin. Në atë kohë ne nuk kishim armë të mira, kurse ata mund të godisnin armikun e tyre edhe duke vrapuar me kalë. Mbi vete mbanin një pelerinë të bardhë dhe kur binte borë ata nuk dalloheshin, duke liruar frerin e kalit nga pak vërsuleshin shumë shpejt ndaj armiqve si shenjestarë të mprehtë dhe asnjëherë nuk i harxhonin plumbat kot. 66

Bediuzzamani trimërinë e nxënsve e tregon kështu: “Nxënësit e Saidit “të vjetër” kanë qenë shumë të bindur dhe të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre sikur t’iu kërkohej.”67

Në kohën e luftës nganjëherë armenët vrisnin fëmijët e muslimanëve. Në krahinën që ishte Bediuzzamani kishin rënë në robëri me mijëra fëmijë armenë, por ai i urdhëroi ushtarët që të mos preknin as edhe një fëmijë. Pastaj ai i liroi ata të shkojnë tek familjet e tyre. Ky veprim i Bediuzzamanit u bë një mësim i mirë për armenët. Në këtë mënyrë edhe armenët e braktisën vrasjen e fëmijëve, duke thënë se: “Meqenëse Saidi nuk i vrau fëmijët tanë, por përkundrazi i liroi, duke na i dorëzuar neve, tani as ne nuk do t’i vrasim fëmijët e tyre”. Kështu muslimanët përfituan me taktikën e Bediuzzamanit. Në këtë luftë vullnetare ai gjithmonë është gjendur në krye të frontit. Një herë mendoi kështu: “Kjo është një gjendje e bukur, sepse kam mundësi të bie shehid. Po Zoti na ruajtë, po sikur kjo gjendja ime të ma prishë sinqeritetin tim, duke pasur mundësi që të konsiderohet edhe mendjemadhësi. Atëherë si i bëhet halli?”

Duke menduar kështu, u kthye tek shokët. Për këtë temë ai vetë shpjegon: “Në okupimim e qytetit të Bitlisit duke luftuar tre gjyle të topave rusë më godasin nga afër. Njëra duke kaluar mes këmbëve më grisi pantallonat, por edhe në këtë gjendje përsëri nuk u dëshpërova aq sa të tërhiqesha në mbrojtje. Komandanti ishte i trishtuar nga gjendja ime dhe më tha:

- Aman Said tërhiqu në mbrojtje.

Nuk ka ze