Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 65
(1-182)

“Rroftë drejtësia! Le të vdesë pesimizmi dhe pashpresia! Vazhdoftë devotshmeria, kuvendi e dashamirësia! Të gjitha sharjet, kritikat dhe mëritë qofshin mbi ata që jetojnë të pakujdesshëm, duke u përulur veseve epshore. Mëshira dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi ata që i nënshtrohen urdhërave të Krijuesit! Amin!...”

9- Udhëtimi i dytë për në Stamboll i Bediuzzamanit

Sulltan Reshati kur doli në udhëtim për në Ballkan, ftoi edhe Bediuzzamanin si përfaqësues i krahinave lindore. Në qershor të vitit 1911, dolën në det me anijen “Barbaros”. Flota osmane me 7 qershor mbërriti në Selanik dhe prej aty me 11 qershor me tren arritën në Shkup, atëhere kryeqendër e vilajetit të Kosovës.

Bediuzzamani u rrethua nga dijetarët e Shkupit, të cilët i bënin pyetje të ndryshme.

Në përshëndetjen që bëri Sulltan Reshadi në ballkonin e shkollës “Idadije”, pranë tij qëndronte edhe Bediuzzamani, ku i përshëndesnin mijëra shkupjanë mes duartrokitjeve.

Me 16 qershor shkuan në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku vizituan edhe varrin e Sulltan Muradit dhe pastaj falën namazin e xhumasë me një xhemat prej 100 mijë vetësh.58

Në këtë rast në Shkup u hodh themeli i një universiteti. Bediuzzamani Sulltan Reshadit i paraqiti dëshirën për nevojën e një universiteti edhe në Lindje, sepse atje është qendra e botës islame. Ai i paraqiti kërkesat e tij si qeverisë ashtu edhe opozitës, në mënyrë të një dialogu:

- O ju shtresa e lartë!

Ne shtresa e thjeshtë dhe anëtarët e medresesë, kërkojmë nga ju të drejtën tonë.

- Çfarë kërkoni?

- Kërkojmë që puna e juaj të vërtetojë fjalën tuaj, për gabimin tuaj të mos paraqitni si pretekst gabimet e tjetërkujt, punën tuaj të mos ia angazhoni të tjerëve, të mos bëheni dembelë për të kryer shërbimet që keni marrë mbi vete, sepse janë vaxhib (të detyrueshme), të pyesni mbi problemet tona, të shpenzoni edhe për nevojat tona dhe pjesërisht të braktisni rehatinë tuaj për të menduar edhe për tonën!

Shkurt duam të na plotësoni nevojat tona. Duam pjesën tonë të “Bashkimit dhe Përparimit”. Duam diçka që për ju është shumë e lehtë, por për ne është e rëndësishme.

- Sqaroje qëllimin se nuk e ke të qartë.

- Duam një Medrese të Lartë, pra një universitet, si vëlla i Universitetit të El-Ez’herit me emrin “Zehra”, ku të studiohen edhe shkencat fizike, të ndërtohet me qendër në Bitlis dhe me dy filiale, njërin në Van dhe tjetrin në Dijarbakër.

Nuk ka ze