- O vëllezër arabë që po dëgjoni këtë ligjëratë në xhaminë Emevi! Unë s’kam dalur në këtë minber (podium) për t’ju udhëzuar. Sepse unë nuk kam arritur deri aty saqë t’ju jap mësim. Gjendja ime i përngjan një nxënësi që shkon në medrese, merr mësimin dhe në mbrëmje kur kthehet në shtëpi, ia lexon babait të vet, në mënyrë që të kontrollojë veten, a e ka kuptuar mësimin apo jo dhe pret fjalën e të atit se çka do t’i thotë. Ja edhe ne jemi si ky fëmija, jemi nxënësit tuaj dhe ju jeni mësuesit e popujve muslimanë. Ja pra tani edhe unë, do t’ua paraqes mësimin para jush, që jeni mësuesit tanë, në këtë mënyrë:
- Unë në këtë kohë dhe në këto vende mora mësim në shkollën e jetës dhe kuptova se: Shkaku i përparimit të të huajve, evropianëve dhe shkaku i prapambetjes sonë, janë gjashtë sëmundje:
Xhamia Emevi në Damask, në të cilën është mbajtur Hutbeja e Shamit.
E para: Është ngjallur dhe ka marrë jetë në zemrat tona pesimizmi.
E dyta: Në jetën tonë shoqërore dhe politike ka vdekur drejtësia.
E treta: Dëshira për armiqësi.
E katërta: Nuk i njohim virtytet e ndritura që na bashkojnë njëri me tjetrin.
E pesta: Përhapja e despotizmit si një sëmundje ngjitëse.
E gjashta: Egoizmi ka bërë që të përpiqemi vetëm per interesat tona personale.
Jeta shoqërore e cila ka qenë për mua fakultet mjekësie, më ka mësuar mjekimin e këtyre gjashtë sëmundjeve, nga barnatorja e Kur’anit, nga ku si ilaç kam marrë gjashtë fjalë dhe jam i bindur se për mjekimin e sëmundjeve të popujve tanë, ato janë bazë themelore.
Fjala e parë: “El-emel”, do të thotë të mos e shkëpusim shpresën kurrë nga mëshira e Zotit (xh.sh.).
- O bashkësia islame, po jap sihariqin: Në të vërtetë po duken shenjat e agimit të diellit të lumtur, që do t’i gëzojë muslimanët dhe së pari do t’ju gëzojë juve popujt arabë dhe osmanllinjtë, sepse lumturia e të gjithë muslimanëve varet mbi lindjen që është afruar. Përkundrazi atyre që pesimizmin e kanë tek hunda e tyre, me një bindje të padyshimtë unë po bërtas aq sa të më dëgjojë e gjithë bota se:55
Ardhmëria do të jetë vetëm e islamit. Dhe në të ardhmen sundimin do ta marrin në dorë të vërtetat e Kur’anit dhe të besimit. Pra duhet të durojmë vështirësitë e tanishme dhe t’i bindemi caktimit të Zotit të madhëruar dhe fatit tonë, që neve na pret një e ardhme e shkëlqyer dhe të huajve një e kaluar e trazuar. Për këtë kam marrë mësim nga shumë argumente. Tani nga ato po ju sqaroj një argument e gjysmë. Le ta fillojmë nga parathënia:
Të vërtetat e Kur’anit, shpirtërisht dhe fizikisht mbajnë vlera të përsosura të përparimit.
Ana e parë e përparimit është e tillë: Të mos harroni kurrë se, historia reale është dëshmitarja më e saktë e së vërtetës. Dhe ja historia po na e tregon. Saqë edhe kryekomandanti i Japonisë që i mundi rusët, ka dëshmuar në mënyrë të tillë në lidhje me fenë islame: