Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 55
(1-182)

Pyetja e pestë: Ndëshkimet materiale nuk mund të fitojnë mbi idealistët dhe mendimtarët. Kjo a nuk sjell më tepër ndarje dhe përçarje.

Pyetja e gjashtë: Si mund të garantohet ndryshe, qetësia e shoqërisë dhe e qeverisë përveç se udhëheqja e popullit pa bërë dallime?

Pyetja e shtatë: A nuk prishet drejtësia atëhere kur ligji zbatohet vëtëm në disa njerëz dhe a nuk është kjo një padrejtësi që të përkrahësh një grup dhe ndaj tjetrit të bësh zullum? Ata po burgosen duke qenë 80% e tyre të pafajshëm dhe pafajësia e tyre del në shesh vetëm pasi lirohen nga burgu. Vallë kjo gjendje a nuk është një mëri dhe një lloj hakmarrje ndaj popullit? Për këtë nuk ka faj gjyqi ushtarak, por spiunët që ua kanë kumtuar.

Pyetja e tetë: Kur një grup posedon një veçori që se ka merituar dhe vazhdimisht luan me ndjenjat e popullit që ta nxisë të kundërshtojnë demokracinë dhe kur këtë gjendje despotike e paraqet në emër të demokracisë, vallë kush e ka fajin këtu?

Pyetja e nëntë: Po qe se kopshtari e hap derën e kopshtit që ta shfrytëzojnë edhe të tjerët, kush përgjigjet për dëmin e bërë?

Pyetja e dhjetë: Në qoftë se një herë jepet liria e fjalës dhe e mendimit, pastaj pengohet, vallë a nuk është një plan dhe padrejtësi për ta futur në zjarr popullin? Po të mos ishte kështu, atëherë a është e mundur që të mos mendojmë që do të na zbatoni edhe ndonjë gjë tjetër?

Pyetja e njëmbëdhjetë! Secili po betohet në demokraci. Ndërkaq po qe se ai vetë kundërshton demokracinë, apo hesht ndaj kundërshtarëve të tij, a nuk meriton dënim ky betim dhe a nuk bëhet gënjeshtar populli në këtë rast?” 49

Unë për arsye se jam nxënës, çdo gjë e ekuilibroj në peshoren e sheriatit. Unë si komb timin njoh vetëm islamin. Për këtë arsye çdo gjë e peshoj në pikëpamjen e fesë. Unë jam duke qëndruar në derën e një burgu që emërohet bota e varrezave dhe në stacionin e trekëmbëshit të varjes ku jam duke pritur trenin për të ikur në jetën tjetër, po kritikoj gjendjen despotike. Ky fjalim i imi nuk është vetëm ndaj jush, por është ndaj të gjithë bijve të Ademit (a.s.), që jetojnë në këtë kohë. Për këtë arsye me sekretin e ajetit:

50, të vërtetat dolën haptazi. Kush është i huaj ai të mos e shohë. Me zell të madh dëshiroj dhe jam gati që të shkoj me këta që janë varur para meje. Ashtu si një endecak që i do shumë gjërat antike, i cili para se të shkojë në Stamboll vetëm ka dëgjuar për bukuritë e çuditshme të tij dhe me një zell të madh do që të shkojë atje; njëlloj edhe unë jam i dashuruari i jetës tjetër, bukuritë e së cilës janë të paimagjinueshme. E tani jam duke u djegur me mall ndaj tij. Për mua nuk është një dënim, të më internoni! Por po qe se ju vjen dorësh më torturoni ndërgjegjen time! Përndryshe ndëshkimet e juaja për mua s’janë torturë, por një nder!

Ky shtet në kohën despotike ka qenë armiku i mendjes. Tani armiqësohet me jetën... Në qoftë se shteti është i tillë, atëherë rroftë çmenduria!.. Rroftë vdekja!.. Për zullumqarët rroftë xhehennemi!”

Nuk ka ze