Bediuzzamani i përgjigjet:
- Po bëj planin e medresesë sime. 52
Polici thotë:
- Nga je?
Bediuzzamani:
- Nga Bitlisi.
Polici:
- Këtu është Tiflis!
Bediuzzamani:
- Tiflisi me Bitlisin janë vëllezër
Polici:
- Çfarë do të thuash?
Bediuzzamani:
- Në kontinentin e Azisë dhe në popujt muslimanë do të shndrisin tre drita. Përkundrazi tek ju tre errësira. Kur do të thyhet mizoria despotike, atëherë unë do të vij dhe do të ndërtoj medresenë time.
Polici:
- Kjo që thua s’bëhet kurrë! Po i çuditem shpresës tënde.
Bediuzzamani:
- Edhe unë po i çuditem mendjes tënde! A është e mundur që të vazhdojë ky dimër? Mos dysho se çdo dimër e ka një pranverë dhe çdo natë e pason një ditë.
Polici:
- A nuk po e sheh që muslimanët janë copëtuar?
Bediuzzamani:
- Ata kanë shkuar për studime. Ja India (atëherë përfshinte edhe Pakistanin, Bangladeshin, etj.), është një “djalë” i zoti i fesë islame, i cili po studion në shkollat e larta angleze. Ja Kajroja është një “djalë” inteligjent, që studion ekonominë në Angli. Kaukazi dhe Turkistani janë dy djemë trima të islamit, të cilët po ushtrohen në shkollat ushtarake ruse, etj...
Duke marrë diplomat e tyre, secili nga këto djem fisnikë, do të dalë në krye të një kontinenti, duke valvitur flamurin islam të prindërve të tyre madhështorë, duke u lartësuar kështu në vendet më të larta. E në këtë mënyrë për inat të tyre do ta kthejnë rrotullimin e botës mbarë, duke zbuluar sekretet e caktimit të Zotit (xh.sh.).53
8- Udhëtimi për në Sham (Damask)
Në fillim të vitit 1911, Bediuzzamani mbaron udhëtimet e tij në krahinat lindore dhe në mars shkon për në Damask, Siri. Atje e vizitojnë shumë dijetarë të rrethit. Në xhaminë Emevije mban hutben (ligjëratën) e xhumasë, përpara dhjetë mijë njerëzve dhe njëqind dijetarëve të famshëm, e cila brenda disa ditëve u botua dy herë dhe u shpërnda nëpër popull, ku u vlerësua jashtëzakonisht.54
Në këtë hutbe Said Nursiu pati për subjekt, problemet e muslimanëve. Këtu do të parashtrojmë një nga pjesët më të rëndësishme të hutbes:
a)Hutbeja e Shamit (Ligjërata e Damaskut)
Pas falenderimit të All-llahut (xh.sh.) dhe dërgimit salavatë (përshëndetje) Hz. Muhammedit (a.s.m.), familjes dhe shokëve të tij: