Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 53
(1-182)

Armiqësia jonë është ndaj të egrave dhe fanatizmit. Secili musliman qëllimin kryesor duhet të ketë lartësimin e ajeteve të Zotit (xh.sh.). 99 % e drejtësisë islame, përbehet nga morali, adhurimi, veprat e mira për jetën tjetër dhe virtytet e bukura. Politika është vetëm 1% dhe këtë ia kemi lënë qeveritarëve. Tani qëllimin kryesor e kemi që grupet e ndritura të fetarëve, të lëvizin që megjithë zemër dhe me një zellë të madh të përpiqen për të arritur në kulmin e lartësive. Sepse në kohën e sotme për të lartësuar fjalën e All-llahut, përparimi material është domosdoshmëria më e madhe! (Pra me pasuri dhe me arsim).

Tani unë jam një individ i kësaj bashkësie dhe do t’u ndihmoj që të dal në shesh. Përndryshe nuk jam i atyre fraksioneve dhe partive që janë shkak i përçarjes. Unë e përkrahi mendimin e Sulltan Selimit që thotë:

Më shqetëson mendimi i përçarjes dhe i ndarjes,

Ajo brengë është që më dëmton edhe në varr,

Duke qenë bashkimi shkak për të ndalur sulmin e armiqve,

Po nuk u bashkua populli, në zemrën time ajo është një barrë...

Pra detyra ime e parë është që ta mbroj nga abuzimet e disa personave që duan t’i kundërshtojnë me ankthe të panevojshme. Unë përpiqem të shpalli se ajo është mall i secilit.

E dyta, duke paraqitur bukuritë e besimit tek një Zot dhe duke u marrë me pengimin e përçarjeve të fraksioneve që mundohen të hapin plagë të reja, koha nuk më lejoi dhe erdhi vërshimi e më rrëzoi edhe mua. Në këtë mënyrë e humbi vlerën edhe fjala ime ku thoja: “Po qe se gjej një flakë, vrapoj ta shuaj edhe unë një pjesë të saj”. Por fatkeqësisht në të m’u “dogjën” rrobat e hoxhallekut, për arsye se s’munda t`i dal zot. Gjithashtu m’u hoq edhe pozita e rremë, kurse rrëzimi i saj më gëzoi shumë. Unë mëgjithëse jam një njeri i thjeshtë, hyra nën këtë peshë të rëndësishme, që të zgjoj edhe deputetët e kuvendit. Kurse ju këtë po ma konsideroni krim!...”

Përveç këtyre Bediuzzamani u paraqet edhe artikujt e botuara nëpër gazeta, që mundohet t’i bindë ushtarët e kryengritjes, duke u bërë ndikues që të ndërpritet kryengritja pa marrë hov më të madh.

“Një ditë të premte së bashku me disa dijetarë, shkova në mbikqyrjen e burgut “Harbiye”, ku u munduam që me disa fjalime të qetësonim tetë batalione ushtrie. Tani po ju paraqes një pjesë të fjalimit, të cilin ju e quani krim:

“O ushtarë besimtarë! Bashkësia e tridhjetë milionëve, Perandoria Osmane, namusi, nderi, lumturia dhe flamuri i përbashkët i muslimanëve varet mbi bindjen tuaj. Oficerët tuaj nëse bëjnë ndonjë mëkat dëmtojnë vetveten. Ju me mosbindjen tuaj po shqetësoni treqind milionë muslimanë. Sepse me këtë gjendje hidhni në rrezik vëllazërimin e muslimanëve. Mos harroni se ushtria i përngjan një fabrike të rregullt. Po qe se ndalet vetëm një rrotë, tërë fabrika ngatërrohet. Në këtë mënyrë përsëri mos harroni se ushtria nuk duhet të merret kurrë me politikë.

Nuk ka ze