Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 51
(1-182)

Që në fillim Bediuzzamani përkrahte lirinë, duke dashur ta forcojë me moralin islam. Armiqtë e islamit Bediuzzamanin e akuzuan si bashkëpunëtorë të ngjarjes së 31 Marsit, akuza që e çuan atë në gjyq ushtarak. Bediuzzamani është gjykuar mu përpara kufomave të dijetarëve të varur në kopshtin e gjykatës.

Mbrojtja e Bediuzzamanit ashtu siç ishte një përmbledhje për jetën e tij në Stamboll, po ashtu ishte edhe sqarim mbi ngjarjen e 31 marsit. Më poshtë do të jepet një pjesë nga kjo mbrojtje:

“Zakonisht unë doja një poligon, që në të të sqaroj mendimet e mia. Tani ky gjyq ushtarak për mua u bë një shesh shumë i bukur që t’i sqaroj këto.

Në gjyqin ushtarak, ashtu si të tjerëve, më pyetën edhe mua.

- Edhe ti ke kërkuar sheriat?

U thashë:

- Edhe po të kisha një mijë shpirtra, do të isha gati t’i sakrifikoj të gjitha, për një të vërtetë të fesë islame; sepse sheriati (jurispondenca islame) është shkaku i lumturisë, drejtësisë së vërtetë dhe e përjetimit të virtyteve të vyera. Por kërkesat e mia nuk ngjajnë me pjesmarrësit e trazirave!

Më thanë:

- A je anëtar i “Bashkësisë së Muhammedit (a.s.m.)”?

- U thashë:

- Duke u lavdëruar them se jam anëtari më i vogël i tyre, por me vlerësimin tim përveç mosbesimtarëve, tregomëni ta shoh a ka ndonjë që nuk është anëtar i asaj bashkësie?

Tani po ju sqaroj fjalimin tim që kam bërë për të mos njollosur reformat e liberalizmit dhe që të mos mbesin të pashpresë ata që anojnë nga sheriati dhe gjithashtu njerëzit e këtij shekulli t`i shpëtoj nga mosdija e çmenduria dhe të vërtetat t’i shpëtoj nga imagjinata e dyshimeve.

O ju pashallarë dhe oficerë! Në përmbledhje po u tregoj krimet që kam bërë e për të cilat jam sjellur në gjyq:

Domethënë, “si të kërkoj ndjesë për veprat e mia që deri tani lavdërohesha me ta, fatkeqësisht ato u konsideruan si krim!”

Njeriu i mençur nuk përulet të bëjë krim. Po qe se ia ngjesin, me fytyrë të bardhë e pranon dënimin. Po qe se e ekzekutojnë me pa të drejtë, fiton sevapet e dy shehidëve. Në qoftë se e burgosin, atëhere vendi më i mirë në një shtet mizor, liria e të cilit është vetëm në fjalë, sigurisht është burgu. Është më mirë të vdesësh i shtypur se sa të jetosh si despot.

Nuk ka ze