Si përfundim: Ju nuk jeni të zot të arnoni aktualitetin, sepse atëherë edhe unë shqetësohem. Edhe kur isha në vendin tim iu njihja mirë juve. Kjo gjendje i zbuloi të gjitha të fshehtat. Veçanërisht këtu m’u sqaruan akoma më mirë këto tekste. Ju falenderoj shumë për këto ngjarje, sepse me mendimet e mëparshme, juve në vend të së keqës iu kisha mirëpranuar45.
Bediuzzamani nuk mbeti shumë në këtë arrestim të parë dhe u lirua menjëherë, pas ligjit të amnistisë46.
b) Bediuzzamani në ditët e shpalljes së regjimit parlamentar
Në ditët kur Perandoria Osmane shpalli regjimin parlamentar, jeta e Bediuzzamanit kishte lidhje me politikën. Me shpalljen e liberalizimit social, filluan edhe ngatërresat dhe në këtë periudhë drejtimi i popullit u lakua kundër vlerave shpirtërore dhe islamit...
Ndërsa Bediuzzamani liberalizimin dhe ligjet e reja (meshrutijet), u mundua me tërë fuqinë e tij, që nëpërmjet artikujve nëpër gazeta dhe revista, të ndalte rrymat që zhvilloheshin kundër drejtësisë islame. Me shpalljen e kushtetutës së re, Partia për Bashkim dhe Përparim, e ftonte Bediuzzamanin për të mbajtur fjalime. Në këtë mënyrë fjalimin e parë Bediuzzamani e bëri me 11 korrik 1908, në Stamboll, pastaj të njëjtin tekst e përsërit në një fjalim të mbajtur në “Sheshin e lirisë” në Selanik:
“Fjalim ndaj lirisë.
O liri që ty po të pranojmë si parimet e drejtësisë së sheriatit. Ti po thërret me një zë të furishëm, por të bukur dhe me sihariqe që po e zgjon edhe një njeri të thjeshtë, e të shtrirë nën shtresën e pakujdesisë, siç jam edhe unë. Të mos ishe ti, jo vetëm unë, por i gjithë populli, përgjithmonë do të mbeteshin nën errësirat e internimeve. Ty po të uroj duke të thënë rrofsh përjetësisht. Po përgëzoj se po qe se bëhesh kroi i pastër i drejtësisë së fesë islame, për të prodhuar frutat e xhennetit, kur të krahasohet populli ynë me kohërat e mëparshme, ky popull i shtypur do të përparojë. Vetëm me një kusht që, të mos të njollosin ty me ambicjet personale të hakmarrësve...
O Zot! Sa kijamet i lumtur dhe një ringjallje e bukur, që po na tregon një shembull të vogël të kuptimit së fjalës së shenjtë: “Vel-ba’thu ba’del meut”, (ringjallja pas vdekjes) në një mënyrë të tillë që:
Ka filluar të ringjallet qytetërimi i mëparshëm i varrosur në qoshet e fshehta të Rumelisë (Ballkanit) dhe të Azisë, që filluan ta kërkojnë dobinë e tyre në dëm të popullit, prandaj po thojnë:
“Ah sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé”, (Nebe, 40).