Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 47
(1-182)

Medreselinjtë, të cilët vrapojnë pas disa shijeve akuzohen nga nxënësit e teqeve, tarikatçinjtë (mistikët), të cilët akuzohen nga medresetë duke u thënë se, ata që nuk ju njohin, kur t’ju shohin në këtë mënyrë do të thonë se bëni ibadet. Dhe ibadeti është vetëm dhikri pra përmendja e Allahut (xh.sh.) që është shumë normale deri atëhere kur nuk i teproni veprimet. Për këtë arsye me të drejtë disa gjendjeve të tarikateve, u thonë bidate (risi në fe). Këta duke mbetur pas atyre të zakonshmeve dhe duke ikur më tepër se sa duhet, kanë hapur portën e tolerancës. Disa prej tyre këtë gjendje që është bidat, e konsiderojnë dhikër. Këto ndryshime të mendimeve, moralin e fesë islame e kanë tronditur, duke e lënë pas qytetërimit të vërtetë.

Ky problem nuk zgjidhet ndryshe vetëm kur ia japin hakun duke i mësuar fenë shkollave dhe në medrese në vend të disa dijeve të panevojshme t’u mësojnë shkencat e duhura të fizikës. Po ashtu edhe në teqe, në vend të shehlerëve të paditur të vendosen dijetarë të thellë. Në këtë mënyrë kam shpresë të madhe që këto tre grupe të fesë islame do t’i sundojë harmonia e duhur.

Mendimi i dytë i përket vaizëve (ligjëruesve), sepse ata janë mësues të përgjithshëm. Unë nuk ndiej ndonjë ndikim nga këshillat e tyre dhe pasi mendova shumë, mendova që shkak për këtë është se zemra ime është ngurtësuar nga mëkatet e mia. Ka edhe tre shkaqe të tjera:

E para, në të kaluarën njerëzit duke i pasur zemrat e pastërta, vetëm se i imitonin dijetarët, duke mos kërkuar fare argument. Tani gjendja është ndryshe, sepse secili është duke hetuar argumentin e çështjes. Ti kot mundohesh të ndriçosh fjalët e tua, sepse në këtë kohë kërkohet ta argumentosh çështjen tënde.

E dyta, kur e lavdëron më shumë se sa duhet një çështje të fesë, ia zbret vlerën që ka. Për shembull thuhet që kush fal dy rekatë namaz natën, është sikur të bëjë tavaf (sjellja rrath Qabes)... ose kush merr ndokënd nëpër gojë, fiton gjynah sikur të ketë bërë zina...

E treta, gojëtaria është të flasësh sipas gjendjes së vendit dhe të kohës. Mjerisht njerëzit me fjalët që thojnë të çojnë në qoshet e së kaluarës. Vaizi duhet të ketë dituri gjeniale që ta vërtetojë çështjen që paraqet dhe duhet të jetë gjykatës që të mos e prishë ekuilibrin e drejtësisë së fesë islame dhe vetëm në këtë mënyrë e bind popullin.

E katërta, pata thënë se “e kam mendjen të trazuar”. Por kjo nuk është argument për çmendurinë time. Me këtë fjalë qëllimi im është se në kujtesën time kam një shtrëngim të egër. Meqë asnjë i çmendur nuk thotë se është i çmendur, ky pohim i imi si mund të jetë argument për mua?”

Doktori i spitalit të çmendurisë, pasi dëgjoi Bediuzzamanin, mbeti i mahnitur nga humanisti inteligjent, që e donte kaq shumë diturinë dhe që në çdo çast ishte gati të sakrifikonte jetën e tij në dobi të atdheut dhe të muslimanëve. Në këtë rast doktori shkroi një raport për ta dërguar tek padishahu:

“Brenda atyre që kanë ardhur deri tani në Stamboll, s’ma merr mendja të ketë më të mençur e më inteligjent se ky person, dhe mendimi im është që nuk e ka shokun në botë”.

Nuk ka ze