Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 46
(1-182)

Këto pika janë shkaku që më kanë sjellë këtu. Unë ato i kam bërë me vetëdije që të më analizojnë thellësisht:

E para, është paraqitja ime e çuditshme!.. Me këto rroba sqaroj se e kam syrin e ngopur ndaj qëllimeve të kësaj bote dhe shfaqi mendimin tim që veshmbathja ime nuk pajtohet me vendin ku gjendem... dhe në kontaktimin tim shfaqi gjendjen time të krijimit që e dua njerëzimin dhe popullin tim. Kështu jam duke u dhënë këshilla me punë që t’i japin rëndësi mjeshtrive të vendit. Me gjendjen time po jap edhe shenja që koha është duke u përtëritur.

E dyta, është debatimi im me dijetarët dhe ky është shkaku që kam ardhur në Stamboll. Unë pashë se medresetë nuk kanë përparuar, po t’i krahasosh me degët e tjera të diturisë. Shkaku i saj është se i lodhin aftësitë duke mësuar përmendësh më shumë se duhet, e për këtë arsye nxënësit mbeten pa diskutim për të përparuar me pyetje-përgjigje. Kështu nxënësit janë bërë dembelë dhe duke vrapuar pas shkencave që u japin përparësi veseve, dua t’u tërheq vëmendjen e tyre në këtë mënyrë që ato të mos braktisin dituritë e shijeve të vërteta hyjnore. Ky problem zgjidhet vetëm kur i binden qëllimit të lartë që ta detyrojnë vetveten, për pyetje-përgjigje, duke formuar gara të shkencave apo secilin nxënës ta angazhojnë me ato shkenca që ka aftësi dhe në këtë mënyrë specializimi mbetet pa u thjeshtuar sepse çdo shkencë ka formën e saj të vërtetë. Po qe se në të nuk ekspertizohen, i ngjan atyre fotografive që kanë dalë të prishura nga aparati.

Zgjidhja e këtij problemi: nxënësi pikëpamjet themelore duhet t’i ketë paralel me aftësitë e tij, prandaj për ta përsosur atë duhet të mësojë edhe degët e tjera të shkencave, që i japin shtyllë studimeve themelore. Sepse çdo pikë që nxënësi do ta studiojë, nuk duhet të angazhohet me të, si me bazën e studimit që ka parapëlqyer. Ata nuk vlejnë për tjetër gjë, vetëm se për të plotësuar mangësitë që ka.

Në lidhje me këto kam dy mendime:

I pari: Në kohën e përparimit, qytetërimi i vërtetë ka qenë feja islame. Sot fatkeqësisht, nuk ka mundur të përparojë me qytetërimin e tanishëm nga ana fizike. Shkaku më i madh i kësaj çështje është se: Tre filiale (të cilat qëllimin e kanë të njëjtë por fjalët të ndryshme): medresetë, shkollat normale (pra laike) dhe teqetë (vendmbledhjet e mistikëve), kundërshtohen njëri me tjetrin.

Nxënësit e medreseve akuzojnë ato të shkollave normale duke thënë se, duke studiuar fizikën iu është ligështuar besimi. Kurse këto u thonë se duke mos patur dijeni nga shkencat e fizikës s’jeni gjë tjetër vetëm se fanatikë dhe fjalës tuaj nuk u zihet besë.

Nuk ka ze